Petro, Sali Berishës, historinë nuk ja merrni dot!! Thjesht mos u ngut në tahmah!

Tuesday, 16 Prill 2024 16:28

Nga Agron Gjekmarkaj

Tani pas fjalimit poetiko panegjerik shtrëngohem t’i jap një përgjigje ! 

 

Partia nga vjen Petrua është parti europiane se u themelua me 8 Nëntor 1941 dhe gjatë gjithë ekzistencës së saj u përqafua me Europën ! Pastaj nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës doli PS që vuajti shumë të marrë kthesat!

Ju folët për Sali Berishën duke e nënkuptuar !

Më kujtohet një poezi e Vinçens Prenushit, i cili u drejtohet detraktorve, dhunuesve “ Qiellin a ma merrni dot” pasi ja morën të gjitha atij i mbeti qielli një metaforë kjo që josh”

Diatrribat e mia me Sali Berishën  kanë qenë  publike , nuk kam asgjë për t’u  fshehur dhe nuk jam nga ata që ju ik përgjeqësive të mia. Po me forcën e pushtetit ju mund t’i merrni shumëçka Sali Berishës, po nuk i merrni dot emrin, si themelues i Pluralizmit, si njeriu që rrezoi partinë tënde dhe diktaturën për të futur Shqipërinë në stinën e lirisë dhe shtetit të së drejtës, gjë që na lejon sot të flasim për Europën!

Ishte Sali Berisha që e futi Shqipërinë në NATO dhe e nxorri nga izolimi duke hequr vizat, ishte ai që solli Presidentin Bush në Shqipëri!

Mënyra se si ai u ndalua dhe arrestua në thyerje të nenit 73 të Kushetetutës e bën atë një të burgosur politik. Unë nuk po merrem  me thelbin e procesit , le të merret drejtësia  por jo duke i shërbyer pushtetit!

Pra Sali Berisha është Sali Berisha, në çdo rast, një ditë gjërat mund të ndryshojnë dhe se di a do keni kurajo për të pranuar evolimin e të vërtetave.

Pra Sali Berishës Petro qiellin nuk ja merrni dot !! Thjesht mos u ngut në tahmah!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...