Ilir Beqaj 'ngujohet' sërish në SPAK, nesër zhvillohet seanca paraprake

E mërkurë, 17 Prill 2024 17:23

Ishte data 28 mars, kur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vendosi precedent në SPAK, duke u mbyllur për 7 orë për të lexuar dosjen në ngarkim të tij, duke refuzuar kështu që të paguante tarifën prej 120 mijë lekësh për ta marrë me vete. Kur doli, ai tha se kishte mundur që të shihte vetëm 15 fashikuj, nga 700 të tillë.

Këtë të mërkurë, Beqaj është rikthyer sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për të vijuar aty ku e la.

 

Këtë veprim, më herët avokati i tij e justifikoi duke thënë se tarifa e vendosur nga SPAK-u është shumë e lartë.

SPAK e vendos tarifën në bazë të volumit të materialeve që duhen skanuar dhe printuar. Bëhet fjalë kryesisht për skanimin e 190 mijë faqeve për 9 të pandehurit për dosjen e koncesionit të sterilizimit.

Por ish-ministri nuk e pa të arsyeshme të paguajë pjesën që i takon për prokurorinë, që e akuzon shpërdorim detyre në bashkëpunim. Beqaj është marrë i pandehur me vartësin e tij Klodian Rrjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj që fitoi koncesionin e sterilizimit dhe 6 persona të tjerë.

Ndërkohë, të enjten është parashikuar të zhvillohet edhe seanca paraprake, ku do të vendoset nëse dosja ndaj tij do të kalojë ose jo për gjykim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...