Meta lëshon gojën për kreun e SPAK: 'Dum Dumani' rri si lepur para Ramës, ai sulmoi Ahmetajn padrejtësisht!

E mërkurë, 17 Prill 2024 17:25

Ish Presidenti Ilir Meta ka vijuar edhe sot me akuzat e rënda ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Pasi u ktheu përgjigje sfiduese KLP-së dhe Ambasadës së SHBA, të cilat reaguan për akuzat e djeshme ndaj Dumanit, Meta ashpërsoi më tej tonet duke e cilësuar Dumanin “si lepur” “palaço” që "kërkon t'i marrë peng vjehrrën dhe partinë". 

 
 

“Dum Dumani  i kërkoi Ahmetajt të mbyllte gojën (...) ai dridhet si lepur para kryehajdutit Edi Rama”, tha mes të tjerash Ilir Meta.

"Dum Dumani është palaço, dum Dumani, pistoletë e Edi Ramës për të vrarë pluralizimin politik. A thashë kështu për Dvoranin dhe kështu doli. Është palaço. Dumani nuk ka këllqe të merret me detin. Meta ka nevojë për kapedanë dhe kapedanë. Nuk kam nevojë për çimkat në parti. Ju e dini shumë mirë që Ahmetaj bëri një deklaratë, që bëri të qartë që nuk kishte asnjë lidhje me procedurën e inceneratorëve. Ai foli qartë për Ramën dhe Veliajn. Dum-Dumani mblodhi gazetarët një ditë dhe tha prisni se do të ketë surpriza për Ahmetajn dhe surpriza është puna e bukës, që Ahmetaj tha se ishte e bërë nga Veliaj. Dumani i tha Ahmetajt që të mbyllte gojën. Si mund të merren me Veliajn ata, familjarët e tyre marrin tenderë nga Veliaj. U morën me drejtorët që të mos arrestojnë Veliajn. Hetohen koncesionet, por biznesi vazhdon. Drejtësia e Dumanit, ai dridhet si lepur para kryehajdutit Edi Rama", u shpreh Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...