Çfarë e shtyu Karlo Bolinon të dalë edhe kundër kolegëve të tij italianë?

E mërkurë, 24 Prill 2024 12:24

Mes dy pasaportave të tij, gazetari italo-shqiptar, Karlo Bolino ka zgjedhur atë me më tepër leverdi. Ai ka sulmuar ashpër në një editorial të tij emisionin investigativ “Report” të Rai 3, i cili fshikulloi keq qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës.

Njësoi si kryeministri, ai tregoi me gisht ata gazetarë përtej Adriatikut që kanë shndërruar në zanat baltosjen e Shqipërisë. Njësoj si Rama, ai kërkoi gjilpërën në kashtë, për të gjetur alibi për Engjëll Agaçin. Po deri këtu s’ ka asgjë të veçantë. Bolino bëri detyrën e tij. 

 

Problemi fillon kur ai bën procesin e qëllimeve të personazheve të emisionit. Ai thotë se ish-prokurori Mandoi ka qëllime politike për kritikat që bëri. Ja se ç'shkruan: "Do të më pëlqente të kuptoja mbi të gjitha se përse gazetari italian “harroi” të saktësonte se Mandoi e ka hequr tashmë togën e prokurorit dhe prej dy vitesh është militant aktiv në “Movimento 5 Stelle”, forcë politike e rreshtuar në mënyrë të hapur kundër qeverisë italiane firmosëse e marrëveshjes me Shqipërinë. Pra Mandoi tashmë ka hyrë në politikë dhe flet edhe për qëllime politike pa pasur domosdoshmërisht objektivitetin dhe pavarësinë që duhej të respektonte kur fliste për llogari të Drejtësisë”.

Po me të njëjtën logjikë, Bolino zhvlerëson edhe përmbajtjen e emisionit kritik duke thënë se qëllimi i autorëve të tij ishte i frymëzuar politikisht nga opozita italiane që është kundër marëveshjes Rama Meloni. “Unë nuk e besoj se kishte diçka personale në sulmin e njëanshëm të bërë nga programi “Report” kundër imazhit të Shqipërisë apo të qeverisë së saj. Qëllimi ishte vetëm për politikë të brendshme italiane, siç besoj se e kanë kuptuar të gjithë. Duke goditur Edi Ramën (duke lëshuar akuza dhe insinuata ndaj familjarëve të tij, bashkëpunëtorëve të tij dhe mbi gjendjen në vendin e tij), këtë herë kishte si qëllim të vetëm të goditej kryeministrja Giorgia Meloni e cila me Edi Ramën ka firmosur një marrëveshje mbi emigrantët që nuk i pëlqen as opozitës italiane (një zë mediatik i të cilës është Report)," shkruan ai.

Pra, sipas Bolinos, bashkëatdhetarët e tij italianë ishin në konflikt interesi, kur prodhuan një nga emisionet më fshikulluese ndaj qeverisjes Rama. Por për të mbrojtur të preferuarin e tij, së paku këtë argument italo shqiptari mund ta kishte shmangur. Sepse me të njëjtën logjikë kushdo mund t'i kundërpërgjigjej: Po ti që ke marrë pronë me 1 euro nga Edi Rama, a je ne konflikt interesi për të bërë alibinë e tij?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...