Lexuesit e gazetës më të madhe dhe më të rëndësishme në Itali ‘La Repubblica’ kanë reaguar me zemërim ndaj raportimit të kësaj gazete, se kryeministri shqiptar, Edi Rama ka telefonuar drejtuesit e televizionit publik italian duke u kërkuar llogari për një program investigativ.
Për gazetën është skandaloze që kreu i një qeverie të huaj merr në telefon drejtuesit e medias italiane RAI, duke kërkuar madje edhe replikë.
Të njëjtin mendim ndajnë edhe lexuesit e kësaj gazete.
“Kryeministri i një vendi të huaj që merr në telefon gazetarët e RAI-t dhe që ankohet se kanë thënë të vërtetën. Dhe Meloni ka bërë marrëveshje me këtë njerëz? Po sovraniteti ynë ku ka përfunduar,”shkruan një komentues.
“Tani është radha e kryeministrit shqiptar që të telefonojë gazetarët italianë dhe të ndërhyjë në shërbimin tonë informativ publik”, ankohet një tjetër.
“Kjo është e bukur, tani te RAI ndërhyn edhe censura shqiptare. Po patriotët çfarë thonë”,thekson një lexues.
Kurse një lexuese thtoë se kjo është një ndërhyrje me metoda autokratike, sidomos kur mendon se RAi paguhet me taksat e italianëve.
“Mund ta kuptoj se është zemëruar dhe që kërkon të përgjigjet, por të telefonosh direkt një drejtor të RAI-t për t’u ankuar është një gabim i rëndë dhe tregon metoda autokratike,” shkruan komentuesja.