Edhe jashtë vendit, Erion Veliaj nuk i ndal show-t me inskenime që i ngjasojnë filmave komedi.
Ndonëse i zhytur në korrupsion, duket se Veliaj ka ende ‘luksin’ për të shpenzuar kohën e tij në trillime e sajesa, duke harruar kështu se korrupsioni ku është zhytur ka arritur nivele të fikshme.
Teksa ndodhej në Gjermani, për të marrë pjesë në 'Panairin e Industrisë në Hanover', videoja e shpërndarë pranë mediave të tij, ku duket se ai po i jep ndihmë një qytetareje që i bie të fikët, po bën xhiron e rrjetit duke e paraqitur kryebashkiakun si një superhero.
Mirëpo, situata bëhet më komike ku “mjekët” Veliaj e Abrija shihen duke qeshur me zonjën, që sipas shpjegimit të video-shpërndarësit ishte në gjendje të fikëti.
Një foto e publikuar disa minuta më parë, shkëputur nga një grupet e Whatsapp-it duket qartazi se me urdhër të bashkisë, patronazhistët kanë shpërndarë inskenimin e tij, duke e paraqitur si ngjarje reale.
Ndërkohë edhe komentuesit në median sociale e kanë demaskuar këtë skenë qesharake.
‘Sa të neveritshëm që jeni’-shkruan njëri prej tyre.
Mesa duket, edhe kësaj radhe 'superheroi Veliaj' dështoi me sukses!