Lideri i opozitës, Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se në protestën e radhës, ditën e martë do firmoset fundit i tij.
‘Të martën firmoset fundi i Erion Veliajt, hajdutit që futi modelin e vjedhjes 100 përqind’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.
Berisha: Miqtë e mi, beteja për bashkinë është beteja për zemrën dhe mendjen e kombit, dhe trurin e kombit që është kryeqyteti.
Të gjitha regjimet kanë rënë kur ka rënë bashkia dhe kryeqyteti i tyre.
Bashkia e Tiranës është në prag të rënies.
Erion Veliaj është i pashpresë. Do marrë me vete Edi Ramën dhe të gjithë bandën e hajdutëve të tjerë.
Të dashur miq, cinizmi, poshtërsia, përçmimi dhe urrejtja e këtyre hajdutëve ndaj nesh nuk ka kufi. Nuk njeh kufi.
Ndaj dhe zemërimi ynë nuk duhet të njohë kufi ndaj tyre.
Zemërimi ynë nuk do të njohë kufi ndaj tyre.
E marta po vjen, në 16:30, e gjithë Tirana te bashkia.
E gjithë Tirana te bashkia për të pastruar atë nga Erion Veliaj, nga ky hajdut që nuk ka parë Tirana ndonjëherë.
Nga ky hajdut që ka zhdukur me Edi Ramën 130 milionë euro për djegësin e Tiranës dhe për djegësin nuk ekziston as nam dhe as nishan.
Të martën firmoset fundi i Erion Veliajt, hajdutit që futi modelin e vjedhjes 100 përqind.
Monstra që vetëm në një familje vodhi 78 tendera.
I pafytyri që u thotë qytetarëve se u kam gjelbëruar me 1 milion pemë, në një kohë kur ka vjedhur tarifën e blerjes së 1 milion fidanëve.
Miqtë e mi, edhe njëherë zemërimi në proporcion me poshtërsinë e tyre, me krimin e tyre, me vjedhjet e tyre.