Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke komentuar protestën e sotme, deklaroi se, nuk ka Duman e as Zaman që e mbron Erion Veliajn nga verdikti i popullit.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, qytetare dhe qytetarë, misionarë të vërtetë të guximit, shpresës dhe dinjitetit njerëzor.
Një përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve tuaj në platformën e të vërtetës.
Por një përshëndetje të përzemërt atyre qindra e qindra qytetarëve që ngritën sot peshë zemrat e mbarë qytetarëve të Tiranës.
Përshëndetje atyre djemve, vajzave, burrave dhe grave, të rinjtë, të moshuarve, intelektualëve, punonjësve, punëtorëve që sot çanë rrethimin dhe i treguan Erion Veliajt se je në rrethim dhe nuk shpëton kurrë.
Beteja tek bashkia ishte zgalemi i fitores tonë.
Beteja e sotme i tregoi kryehajdutit të shpifur se për të në atë bashki nuk ka vend.
I tregoi atij shpifaraku, hajdut i shpërfytyruar se gjyqi do i bëhet në sheshin Skënderbej.
I tregoi atij se nuk ka Duman dhe Zaman në botë që mund ta shpëtojë nga verdikti i popullit, verdikti i qytetarëve.
Ndaj dhe unë shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që morën pjesë, për të gjithë ata që çanë rrethimin, për të gjithë ata që me fjalët e tyre ndezën zemrat e protestuesve, të qëndrestarëve, në betejën e sigurt drejt fitores të forcave opozitare.