Qytetarët e revoltuar kanë arritur të shkulin gardhin metalik, të vendosur te Bashkia e Tiranës, pas rreth 2 orësh proteste intensive, ku është kërkuar largimi i Erion Veliajt nga zyra e kryebashkiakut.
Ndërkohë ndaj protestuesve është hedhur sprite, që shkakton problem me djegien e syve dhe frymëmarrjen.
Sprite është hedhur nga policë të ndërhyrjes së shpejtë, ndërkohë që disa nga kolegët e tyre të komisariateve të papërgatitur gjithashtu kanë pasur probleme