Një tjetër skandal është regjistruar gjatë protestës përpara Bashkisë së Tiranës, ku gjatë përplasjes mes protestuesve dhe policisë, këta të fundit nuk kanë kursyer duke goditur edhe deputeten e PD-së Albana Vokshi.
Nga pamjet e siguruara nga fotoreporteri i SYRI-t, Feliks Bilani, dallohet deputetja demokrate, Albana Vokshi, e cila ndodhet mes policëve të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj saj.
Kujtojmë se kjo ishte protesta e pestë në radhë kundër vjedhjes dhe korrupsionit që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, ku më e fundit ishte grabitja e buxhetit me 100% të vlerës nga kompani private të kontrolluara nga drejtorët e kryebashkiakut Erion Veliaj, siç njihet tashmë afera 5D.
Protestat do të vazhojnë përpara bashkisë së Tiranës, deri në dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj, ku e radhës është njoftuar ditën e martë në orën 11:00.