Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK se po mbron kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bandën e tij të drejtorëve.
‘Asnjë pasuri apo llogari e Veliajt dhe bandës së tij nuk është sekuestruar sepse i mbron Altin Dumani’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e ‘Rrugës së Shpresës’.
Berisha: Miqtë e mi, a jeni dëshmitarë ju se ka dy vite që këtë hajdut e denoncojmë në mos çdo ditë, së paku një herë në dy ditë.
Po pse? Se këtë hajdut e mbron Dumani.
E mbrojnë ata me të cilët ka vjedhur.
E mbrojnë ata me të cilët ka ndarë dhjetëra dhe qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.
Ju bëj një pyetje: a keni dëgjuar ju të konfiskohet një konto bankare e Erion Veliajt?
A keni dëgjuar ju të sekuestrohet pallati me 5 yje i Veliajt në Durrës me Mollën?
A keni dëgjuar ju të konfiskohet hoteli luksoz në Dhërmi?
A keni dëgjuar ju të konfiskohet një pallat nga shumë e shumë të tilla të kompanisë 5D, të ndërtuara me vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje?
Asnjë. Asgjë nuk u preket hajdutëve se ata i mbron Altin Dumani.
I cili, pasi përmend bashkinë e Tiranës në veprën penale të Arben Ahmetajt 13 herë, nuk guxon të përmendë një herë të vetme emrin e Erion Veliajt, në një kohë kur lëshon urdhër arresti për Tushën, Simixhiun dhe të tjerë.
A ka mbrojtje më kriminale se kjo o Daman?
Të garantoj se nuk ka gjë në botë që mund të të mbrojë ty.
Të gënjen mendja o hajdut se Shqipërisë do i dalim zot.
Se fatin e saj nuk e lëmë kurrë në duar horrash si ti.
Se fatin e saj nuk ia besojmë kurrkujt përveç vetes tonë. Përveç shqiptarëve.
Se fatin tonë do e marrim në duart tona.
Fitore, fitore, fitore.