Akuza të shumta ka hedhur në drejtim të Erion Veliajt, lideri i opozitës Sali Berisha.
Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, Berisha akuzoi Veliajn se ka shkatërruar më shumë shtëpi dhe pallate se tërmeti, vetëm e vetëm për të vjedhur para nga rindërtimi i tyre.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Kujton se mund të shpëtosh, po si mund të shpëtosh ti o i shpërfytyruar që me ekipin tënd ke prishur më shumë se tërmeti shtëpi dhe pallate vetëm e vetëm për të vjedhur transportin e dherave të tyre.
Vetëm e vetëm për të vjedhur paratë e ndërtimit të tyre.
Sepse ti me kompaninë 5D tënden nuk ke hedhur një tullë, nuk ke hapur një themel, me marrë paratë o i pafytyrë.
Ndërtesat i ke bërë duke gjobitur kompanitë e ndërtimit.
Duke i paguar ato me kate, duke i paguar ato me leje ndërtimi.
Ndërsa paratë e taksapaguesve për ndërtimin e tyre i shndërroje në konto të zeza në bankat offshore. Në udhëtime në vendet më ekzotike me çarter me bandën tënde të degraduar të drejtorëve dhe të drejtoreshave.
Largohu më mirë, mos e prit të martën.
Do jetë ditë e vështirë për ty.
Popullit nuk mund t’i shpëtosh dot kurrë.
Nuk ka mburojë në botë që mund të të mbrojë.
Nuk ka Daman dhe Zaman që mund të të mbrojë ty.
Askush!
Ti hajduti më i damkosur sot në Shqipëri, më i damkosur në Ballkan, Europë dhe më gjerë.