Duket se shoferët e dehur apo të përgjumuar në Tiranë ia kanë marrë dorën Lanës. Vetëm një ditë pasi një polic i Shponjave përfundoi me gjithë makinë në lumë, një tjetër ka rënë në orët e para të mëngjesit të kësja të shtune.
Policia e Tiranës njoftoi se aksidenti, fatmirësisht pa humbje jete, ka ndodhur rreth orës 5:30, në afërsi të rrethit të Shkozës.
Shoferi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin në drejtim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lanë.
Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.