Berisha: Erion Veliaj duhej të ishte së paku i dënuar me 30 vite burg. Pagoi prokurorin pas vrasjes së Ardit Gjoklajt

Saturday, 04 May 2024 22:36
 
 

Kreu i PD, Sali Berisha në protestën që po zhvillohet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se Veliaj ka korruptuar prokurorin që të mbyllë vdekjen tragjike të Ardit Gjoklajt.

Berisha ndër të tjera tha se për skandalet dhe krimet që janë kryer Erion Veliaj do të duhet të dënohet së paku me  30 vite burg. 

 

Fjala:

Miqtë e mi, këto ditë na doli se më 15 dhjetor të vitit 2015, Erion Veliaj në kundërshtim me të gjitha rregullat, pa pyetur këshill, firmos ndërmarrjen publike t’ia japë privatit.

Tokën publike t’ia japë privatit.

Po cilit privat? Redi Mollës, drejtorit në emër të kushërirës së tij.

Po çfarë duhet të bëjë më shumë ky ndaj nesh?

Dhe kur ndodhi vrasja mafioze tragjike shtetërore e Ardit Gjoklajt, se mafiozët tentuan të fshehin në plehra kufomën e të ndjerit, adoleshentit, e dini se ç’bëri Erion Veliaj?

Pagoi prokurorin dhe sot për shpirtin e Gjoklajt, familjarët e tyre nuk ka njeri që vuan një ditë dënim paçka se ai ishte marrë në punë në kundërshtim me çdo ligj dhe rregull.

Erion Veliaj çon ndërmarrjen për të vazhduar vjedhjen në Këlcyrë tek famëzi Vladimir Fezgo. Në Këlcyrë.

Dhe lidhet nëpërmjet tij me bosin e mafies të Venetos, Miloranzi.

Krijon ndërmarrjen Eco Tirana me në krye Arbër Biftekun, një hajdut ndërkombëtar, Maznikun.

Nënkryetarin që porosiste biftekun 1 mijë euro.

A durohen këta mor miqtë e mi? A mund të pranohen këta më tutje?

Dhe pastaj, pasi merrte leksionet e Miloranzit, kalonte dhe shiste Eco Tiranën te inceneratori i tij.

Erion Veliaj duhej të ishte së paku i dënuar me 30 vite burg.

Por ai falë një bande kriminale në Skapin e partisë, në Skrapin e partisë, jo që nuk u akuzua, por deri para protestës suaj ët fuqishme, nuk u thirr kurrë për t’u marrë në pyetje për të gjitha këto krime sa askush tjetër në Shqipëri, Europë dhe botë.

Login to post comments