Berisha: Sërish doli një tjetër hotel luksoz i Veliajt dhe Mollës! Ndaj dhe ne duhet të ngrihemi me një zemërim që nuk e ka parë toka

Saturday, 04 May 2024 22:38
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, nuk la pa përmendur edhe hotelin e një tjetër drejtori të Erion Veliajt.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha: 

 

Miqtë e mi, çdo ditë dalin në ekran pallate, hotele, resorte turistike të këtyre qeveritarëve hajdutë.

Pak kohë më parë doli hoteli me 5 yje i Erion Veliajt dhe Redi Mollës në Durrës.

Mbrapa doli hoteli i tyre në Dhërmi, i Tivarit dhe Veliajt.

Dhe dy ditë më parë doli në Potam hoteli i Redi Mollës dhe Erion Veliajt me emër të vëllait të Redi Mollës.

O qytetarë, vëllezër, motra, po në qoftë se ne nuk u dalim zot parave që i japim shtetit për shërbime ndaj nesh, për rroga dhe pensione, për fëmijët tanë, për rrugët tona, për shërbimet ndaj nesh, ne nuk meritojmë lirinë.

Ndaj dhe ne duhet të ngrihemi, të ngrihemi me një zemërim që nuk e ka parë toka.

Me një revoltë që nuk ka forcë në botë që ta mposhtë.

Të ngrihemi miqtë e mi se në qoftë se ka shqiptarë që numërojnë kafshatën, në qoftë se ka shqiptarë që blejnë me lista, në qoftë se pensionistët tanë nuk blejnë dot ilaçet, në qoftë se të sëmurët tanë nuk mjekohen dot, kjo vetëm e vetëm se taksat e tyre shndërrohen në hotele, resorte turistike, konto bankare të fshehta, pallat shumë e shumëkatëshe, pasuri përrallore për një bandë.

Erion Veliaj është simboli më i shëmtuar, më i shpërfytyruar i hajnit që nuk ka asnjë nanogram moral njerëzor.

Login to post comments