Abilekaj: Irena Gjoka është zgjedhur me qëllim që të merrte dosjen e Sali Berishës

Tuesday, 07 May 2024 18:33
 
 
 
 

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka folur në lidhje me skandalin e gjyqtares Irena Gjoka, njëkohësisht edhe drejtuese e Gjykatës Speciale.

Gjatë bisedës me moderatorin Edvin Parruca, Abilekaj tha se, tani pas publikimit të dokumenteve që gjyqtarja ishte dëbuar nga shteti greke dhe dënuar më pas nga gjykata e Athinës, duket se zgjedhja e saj për të trajtuar dosjen e kryetarit të PD-së, Sali Berisha ka qenë e qëllimshme. 

 

‘Ajo është gjyqtarja që është e komanduar si kryetare në gjykatën speciale dhe ka trajtuar temat më të forta, që kanë prekur edhe politikën, flasim për Sali Berishën, Fredi Belerin.

A është kjo një rastësi apo kemi të bëjme me zgjedhjen me qëllim të një gjyqtareje e cila ka fshehur një dënim, është vetëprekur nga ligji për dekriminalizimin dhe në shkëmbim ofrohet për disa vendime që mbajnë shumë erë politikë dhe të pa bazuara në ligj.

Kemi të bëjmë me një çështje që nuk mbaron së shqyrtuari në momentin që KLGJ-ja dhe prokuroria e Përgjithshme tashmë fillojnë hetimin.

Duhet të shqyrtohet që nga vendimet që janë dhënë dhe pse është lejuar gjer tani, pavarësisht nga akuzat e bëra nga avokatët dhe opozita.

Duket se kemi një shantazh, që të qëndrojë në detyrë me qëllim që të shantazhohet dhe të marrë vendime politike të papërshtatshme dhe të papërputhshme me ligjin’, tha ndër të tjera, analisti Enton Abilekaj

Login to post comments