KLGJ para fakteve detyrohet të reagojë më në fund për shërbëtoren e Rilindjes me 3 mbiemra

Tuesday, 07 May 2024 18:37
 

Pas heshtjes disa mujore për të marrë masa ndaj gjyqtares Irena Gjoka që ka fshehur dëbimin në Greqi në vitin 2002 dhe mosdeklarimit të shkarkimit të saj në vitin 1996, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar sëfundmi duke i dërguar Prokurorisë së Përgjithshme formularët e vetëdeklarimit të gjyqtares Irena Gjoka-Maneku- Spata.

Ky reagim i KLGJ vjen pas publikimit në mediat greke dhe nga Syri TV i deokumentit që fakton se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia në dhjetor të vitit 2002, disa muaj më pas është ndaluar sërish të hyjë në pikën kufitare të Kakavijës, e 2 vite pas këtyre episodeve vetë gjyqtarja Irena Gjoka, ka ankimuar dëbimin në Gjykatën e Athinës, duke konfirmuar dijeninë e plotë e të fshehur në formularët e vetëdeklarimit. 

 

Por duket se këto veprime të KLGJ-së janë të vonuara, në një kohë që opinion publik është njohur me faktet që muaj më parë, duke u bërë kështu pengesë për verifikimet e akuzave ndaj gjyqtares. Madje, më në 4 Prill 2024, Partia Demokratike iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme që të kryejë një verifikim të thelluar për Irena Gjokën, në kuadër të ligjit për integritetin e zyrtarëve.

Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në parashikimet ligjore, në 19 Prill 2024, i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor, që të kryejë verifikimin paraprak dhe më tej t’ia përcjellë sërish institucionit kryesor të akuzës për të kryer kontroll pranë autoriteteve të huaja.

Vetëm sot, Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme dosjen për gjyqtaren Irena Gjoka, duke i hapur këshrtu rrugë hetimit dhe kërkimit të informacioneve te autoritetet greke.

Ndërsa institucionet bëjnë ping-pong shkresor për formularë dhe dokumente që janë zyrtare, gjyqtarja Irena Gjoka, edhe pse e dyshuar publikisht për kryerje të veprës penale si falsifikimi i dokumenteve do të vijojë të flasë në emër të Drejtësisë së Re nën mantelin e gjyqtares, edhe pse shumë vendime të saj sëfundmi, janë paragjykuar për njëanshmëri.

Login to post comments