Fakti se Irena Gjoka me 3 mbiemra e ka fshehur dënimin e para shumë viteve, flet jo vetëm për integritetin moral e profesional, por fatkeqësisht, shpalos edhe fytyrën e vërtetë të së ashtuquajturës ‘drejtësi e re’.
SYRI ka siguruar dokumentat e vendimit të gjykatës në Greqi ku shërbëtorja e Edi Ramës, Irena Gjoka me 3 mbiemra, dënohet për falsifikim të dokumetave zyrtarë.
VENDIMI I GJYKATES GREKE NE GJUHEN SHQIPE:
Nr Vendimi 15314/2004
GAK 1836/2004
Gjykata administrative e shkalles se pare te Athines, seksioni i 23te
Procedure anulimi
U mblodh publikisht ne seancen e saj me 27 tetor 2004 me gjyqtaret e saj Eftihia Kurla, Kryetare e Gjykates se Shkalles se pare DD, Filipo Armanaidhi, Parasko Valdhirka, dhe sekretaria e saj Salmatana Papangjelopoulou, nëpunës gjyqësor,
Per te gjykuar kerkesen per anullim, nga 13 Tetor 2003, nga Manekou Irena, me kombesi Shqiptare me banim ne Athine, e cila nuk u paraqit, kundër shtetit grek, i cili perfaqesohet nga Përfaqësuesi Gjyqësor i këshillit ligjor të shtetit, Angjeliki Anastopoulou.
Gjate debatit publik qe pasoi, Gjykata degjoi:
Relatori i ceshtjes se Gjykates Administrative te Shkalles se Pare, Filipo Armanaidhi, i cili lexoi raportin perkates.
Perfaqesuesi i Ministrise i cili kerkoi refuzimin e kerkeses.
Pas seances publike Gjykata u mblodh ne konference dhe pasi studioi dokumentet e ceshtjes
GJYKOI SI NE VIJIM:
Me paraqitjen e kerkeses per te cilen eshte paguar tarifa ligjore (sipas nr. 1172424 / 16.1.2004 dhe 1505414/16.01.2004 seria A, forme e vecante te fatures per tarifen), kerkohet anulimi i deshmise se njoftimit te ndalimit te hyrjes nr. 7/13.02.2003, te deges se Policise Kakavije – Janine, me te cilen u tregohet refuzimi i administrates per hyrjen ne Greqi te kerkueses, shtetase shqiptare.
Ne nr. 15 te ligjit 3068/2002 “Pajtueshmeria e administrates me vendimet e gjykates, promovimi i gjyqtareve te zakonshem te gjykatave administrative ne graden e keshilltareve te Shtetit dhe dispozita te tjera” (F.E.K. 274 t.A.), parashikohet se: “1. Ne kompetencen e Gjykates administrative te shkalles se pare me tre anetare perfshihen ceshtjet per anulimin e akteve per shkeljet administrative personale te leshuara ne zbatim te ligjit per te huajt dhe qe I perkasin atij:
a. Refuzimi per ti dhene nje te huaji vize per te hyre ne territorin e Greqise ose refuzimi per te zgjatur vlefshmerine e saj.
b) Ndalimi i hyrjes se te huajve ne Greqi.
c) “refuzimi i dhenies, refuzimi i rinovimit ose revokimi i lejes se qendrimit ten je te huaji ne Greqi.
d) Refuzimi i dhenies, refuzimi i rinovimit ose revokimi i lejes se punes se nje te huaj. e) …. st) …. z) …. i) … th) … .
2. Per gjykimin e mosmarreveshjeve te paleve te treat zbatohen dispozitat e neneve 2 deri ne 4 te Ligjit 702/1977 (Fletore Zyrtare 112 A). Vendimet e gjykatave administrative te shkalles se pare ne lidhje me ceshtjet ne fjale jane subjekt i apelimit para Keshillit te Qarkut, i cili aplikon pjesen tjeter te dispozitave te nenit 5 te Ligjit 702/1977. 3. … 4. … 5. … 6. ….”.
Me tej ne numrin 3 te ligjit 702/1977 ne lidhje me paraqitjen e ceshtjeve ne gjykatat administrative, zevendeson, amendon dhe abrogon dispozitat e Ligjit 170/1973 “Per Keshillin e Qarkut” (F.E.K.: 268 seksioni A), vendoset se:
“1. Kompetenca per gjykimin e kerkesave te siperpermendura per anullim i perket Gjykates se apelit te qarkut ku eshte leshuar akti administrative qe kundershtohet ….
2. Për një akt të nxjerrë pas një ankimi të thjeshtë, hierarkik ose gjyqësor, juridiksioni i gjykatës së apelit të arbitrazhit përcaktohet në bazë të subjektit te ankimit të këtij akti.
3…
4. …
5. Ne rast se Gjykata e Apelit vlereson se nuk eshte ne kompetencen e saj, percakton gjykaten kompetente te ciles do ti referohet ceshtja. Vendimi mbi referimin ne gjykate nuk eshte i apelueshem dhe eshte detyrues per gjykaten ku referohet ceshtja.”
Ne fund, ne nenet 3, 4 dhe 7 te ligjit 29/2001 “Hyrja dhe qendrimi i te huajve ne shtetit e Greqise.
Vleresimi i fitimit te shtetsise greke me natyralizim dhe dispozita te tjera.” (F.E.K.: 91 seksioni A), percaktohet se:
“1. Çdo person lejohet të hyjë dhe të dalë nga territori grek vetëm nëpërmjet pikave kufitare të kontrolluara.
2. Me vendim të Ministrave të Rendit Publik, të Brendshëm, të Administratës Publike dhe Decentralizimit, të Mbrojtjes Kombëtare, të Punëve të Jashtme, të Financave dhe të Transportit Tregtar, percaktohet aeroportet, portet dhe pikat kufitare te vendit, nëpërmjet të cilave personat lejohen hyrja dhe dalja e personave ne territorin e Greqise.
3. …” (neni 3), “1. Cdo person qe hyn ose del ne territorin e Greqise i nenshtrohet kontrollit policer gjate hyrjes dhe gjate daljes. 2. Kontrolli policor i personave qe hyjne ose dalin ne territorin Grek eshte competence e Ministrise se Rendit Publik dhe kryhet nga organet vendore te policies. 3. … 4. …”. (neni 4) “1. … 2.
Autoritetet greke të kontrollit mund të ndalojnë hyrjen në Greqi të një të huaji që ka vizë hyrjeje, nëse konstatojnë se personi ka të paktën një nga rastet e mëposhtme:
a. përfshihet në listën e të huajve, të cilëve u ndalohet hyrja në përputhje me nenin 49 të këtij ligji.
b. hyrja e tij mund të përbëjë rrezik për sigurinë publike ose shëndetin publik, sipas të dhënave ndërkombëtare dhe P.O.Y. c. pasaporta ose dokumenti tjetër i udhëtimit që ai zotëron nuk siguron kthimin e tij në vendin e origjinës ose të lindjes ose në një vend të tretë.
d. Personi vjen ne Greqi me qellim qe te qendroje ne Greqi per arsye per te cilat kerkohet leshimi i lejes se qendrimit dhe nuk ka ndjekur procedure ligjore. e. … . 3. … 4. …” (neni 7).
Në këtë rast, nga provat e dosjes rezulton: Kërkuesja, e huaj, me kombesi shqiptare, mbajtëse e pasaportës shqiptare nr. Z0355612/2003, e cila mban vizen e hyrjes me nr. GR4075118 / 03.02.2003 te ambasades Greke ne Tirane, Shqiperi, është paraqitur më datë 13.02.2003 në piken nen pergjegjesine e Drejtorisë së Policisë Kakavije, Janinës, për të hyrë në Greqi. Më tej, megjithatë, me njoftimin e kontestuar të provës së ndalimit të hyrjes nr. 7/13.02.2003 të Drejtorisë së Policisë se Kakavijes, Janinë, u deklarua refuzimi i administratës për të lejuar hyrjen e kërkueses në Greqi, për arsye të rendit publik.
Ne këto kushte, akti administrativ ndaj të cilit eshte bere kërkesa për anulim në fjalë, si dhe të gjitha arsyet e anulimit të referuara në kërkesë, përkatësisht njoftimi për ndalimin e hyrjes me numër 7/13.02.2003, jane lëshuar nga Drejtoria e Policisë Kakavije, Janinë, pra nga një autoritet administrativ me qendër në Prefekturën e Janinës.
Prandaj, Gjykata kompetente për gjykimin e anulimit në fjalë nuk është kjo gjykatë, por Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të Janinës, ku ka qendren Drejtoria e Policisë Kakavije, e cila ka leshuar aktin e sipërpërmendur, i cili është kontestuar me kërkesën në fjalë për anulim, në përputhje me dispozitat e nenit 3 të ligjit 702/1977 (F.E.K. 268 seksioni A’), i cili zbatohet në këtë rast në bazë të dispozitave të nenit 15 të ligjit 3068/2002 (F.E.K. 274 seksioni A’), si dhe të vetë nenit të aktit neligjir 404/1978 (F.E.K. 83 seksioni A).
Nisur nga sa më sipër, kërkesa aktuale për anulim duhet t’i referohet per gjykim, sipas sa më sipër, Gjykatës Administrative kompetente të Shkallës së Parë të Janinës, sipas përcaktimeve të nenit 3, paragrafi 5, të ligjit 702/1977, që zbatohet në këtë rast në përputhje me rrethanat, në bazë të dispozitave të mësipërme të nenit 15 të Ligjit 3068/2002.
PER KETO ARSYE
E deklaron veten jo kompetente per gjykimin e kerkeses per anulim ne shqyrtim. I referon per gjykim ceshtjen gjykates kompetente administrative te Janines.
Seanca gjyqesore eshte mbajtur ne Athine me date 08.12.2004 dhe vendimi eshte publikuar ne mbledhjen publike te jashtezakonshme te Gjykates, me date 24.12.2004.
Kryetari
Sekretarja
Relatori
Vendimi origjinal në gjuhën greke: