Dosja 'Partizani', Malltezi: Kjo është një dosje pa çështje

E mërkurë, 08 May 2024 22:49
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të dy në arrest shtëpie të caktuar nga Gjykata e Posaçme që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv të klubit “Partizani”, ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Ora e Betit” te moderatores Beti Njuma në “Ora News”.
 

Me bluzën “Lironi Liderin e Opozitës”, Malltezi foli edhe lidhur me përjetimet e saj të këtyre momenteve. 

 

“Në aspektin personal njeriu e ka të pamundur të zgjedhë një jetë të rrafshët dhe pa sfida. Por shumë shpesh gjatë kësaj periudhe, nëse të bien sfida, je me fat nëse mundesh t’u japësh fëmijëve një model.

Se me kalimin e kohës ata arrijnë të formojnë fizionominë e tyre, je me fat nëse mundesh t’u japësh atyre një model se si përballohen sfidat është një arritje shumë e madhe.

Përpiqemi të krijojmë normalitet mes nesh me aq sa mundemi. I mungojnë shumë takimet me njerëzit dhe shtrëngimi i duarve me ta. Edhe pse takimi i përnatshëm me ta në tubimet është disi lehtësues”, tha Malltezi.

Si është dita e z. Berisha në këto 5 muaj?

Ndahet në mënyrë të kronometruar në segmente të caktuara, dhe në materiale që ai po i punon dhe mbase do t’i publikojë shumë shpejt besoj. Përgatitet për fjalimet e tij të darkjës, si dhe informohet pa limit përmes medieve, si dhe nuk i ndahet ushtrimeve fizike.

DOSJA “PARTIZANI”

Argita Malltezi: Kjo është një dosje pa çështje. Nuk ka asnjë shkelje të asnjë dispozite, dhe këtë ata nuk e kanë treguar në çfarë forme dhe kush është dispozita e shkelur që ia atribuojnë Sali Berishës.

Për të bërë këtë dosje, SPAK ka falsifikuar dokumente, ka shtrënguar fakte dhe këtë e ka bërë jo vetëm kur gjykata vendosi në 2023, por në çdo raportim dymujor që bëhet në atë çështje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...