Gjekmarkaj pret kryeparlamentarin e Saksonisë: E vura në dijeni për arrestimin politik të liderit të opozitës

E Enjte, 09 May 2024 17:38
Nënkryetari i Parlamentit, njëkohësisht nënkryetar i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka pritur në një takim, sot, Kryetarin e Parlamentit të Landit të Sanksonise, Dr. Matthias Rößler.
 

Një personalitet i shquar i politikës gjermane, e mbi të gjitha një mik i vyer i Shqiperisë si dhe Presidentin e Fondacionit Konrad Adenauer Thomaz Kunze,- shkruan Gjekmarkaj pas takimit. 

“Bashkëndamë të njëjtat pikpamje mbi integrimin europian të Shqipërisë si e vetmja rrugë. E falenderova mikun për gjithë mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqiperisë në këto dekada tranzicioni dhe CDU/CSU në veçanti Partisë Demokratike. Opozita nuk duhet të shkojë në zgjedhje me gojën mbyllur, duart dhe këmbët e lidhura ! Ne nuk kërkojmë nga ju t’i thoni gjykatës se çfarë vendimi të japë por pas tre vitesh duhet të japë vendim. 

 

E vura në dijeni Dr. Rößler për  ndalimin në thyerje të nenit 73 të Kushtetutes të Liderit së Opozites Sali Berisha duke e shndërruar këtë në arrest politik të papranueshem në kushtet kur pretendohet një shtet i së drejtës!

Kjo për të vënë Opozitën  në kushte pabarazie në vitin elektoral. Po kaq i bëra me dije sagën gjyqësore për vulen dhe simbolet e PD, fakte këto dramatike të një realiteti të pengmarrjes politike si ndihmë e drejtpërdrejtë për qeverinë e Edi Ramës.

125 mijë dosje  të pagjykuara që e çojnë deri në 25-vjet, shqyrtimin e kërkesave të qytetarve, korporativizmi në drejtesi dhe ndikimi politik mbi të, në raport me Opoziten janë sot fakte që shtrojnë pikëpyetje të mëdha krahas korrupsionit, skandaleve dhe keqqeverisjes. Ne kontekst një vemendje e shtuar e Gjermanisë mbi Shqipërinë mbetet e mirëpritur, i shërben forcimit të miqësise, demokracisë shqiptare dhe Integrimit në Europë!”- përcjell nënkryetari i PD pas takimit me politikanin e rëndësishëm gjerman.

ImageImage

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...