Më në fund Rama gjen një sallë në Athinë për show-n e tij, grekët i 'shkrehin' ëndrrën e refuzimit

E Enjte, 09 May 2024 21:15
Edi Rama kishte lajmëruar një takim me emigrantët shqiptarë në Greqi, në kuadër të rienergjizimit të Rilindjes.
 

Qëllimisht kreu i Rilindjes zgjodhi një moment tepër delikat në marrëdhëniet greko – shqiptare për të mbajtur takimin, pas burgosjes politike të Fredi Belerit, i arrestuar me urdhër të Ramës nga SPAK dhe i mbajtur në burg nga Irena me 3 mbiemra, e dëbuar dhe dënuar nga Greqia si falsifikatore, duke mos e lënë të betohet edhe pse qytetarët e Himarës e votuan për kryetar të bashkisë. 

 

Rama caktori datën 12 maj, datë që përkon fiks me datën kur drejtësia e tij politike arrestoi Fredi Belerin 1 vit më parë. Kjo datë u përzgjodh nga kreu i Rilindjes për të provokuar palën greke dhe me shpresën se ata do t’ia refuzonin vizitën, gjë që do t’i jepte mundësi megalomanit të bënte potere patriotike se nuk më lejojnë të takoj shqiptarët.

Pala greke e ka sorollatur për disa ditë duke ia zhvendosur takimin sa në një sallë në një tjetër dhe raportimet e medieve greke kanë qenë lajm i parë në mediat pro qeveritare në Shqipëri, por kjo ka qenë vetëm një sorollatje për t’i telendisur e shkrehur ëndrrën e refuzimit Ramës, pasi ditën e sotme është sajuar një vend ku Rama do t'u bëjë propagandë njerëzve që i ka përzënë vetë nga vendi për shkak të korrupsionit e varfërisë ekstreme ku i ka çuar familjet shqiptare.

Përfundimisht Pallati i Sportit në Galatsi, në veri të Athinës, do të jetë vendi ku kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me emigrantët shqiptarë në Greqi këtë të diel, takim për të cilin qeveria greke është njoftuar zyrtarisht vetëm pardje, të martën.

Lajmin për fikjen e ëndrrës së refuzimit të Ramës e ka dhënë vetë kreu i diplomacisë greke, Georgios Gerapteritis, në një intervistë për radiostacionin SKAI.

Ai ka bërë një paralelizim mes shtetit autokratik që ka ndërtuar Rama dhe shtetit grek, kur ka thënë se Greqia është një vend demokratik dhe shtet i së drejtës, dhe si e tillë nuk ka tentuar asnjë moment të pengojë vizitën e Ramës, të cilën gjithsesi e quajti të parakohshme. Përmes këtij reagimi kreu i diplomacisë greke ka lënë të kuptohet se Shqipëria nuk është shtet i së drejtës dhe vend demokratik.

I pyetur nëse reagimi me përfshirjen e Fredi Belerit në listën me kandidatë për eurodeputetë të Demokracisë së Re provokoi si kundërpërgjigje vizitën e Edi Ramës , si një “ping pong”, lëvizjesh simbolike që njëra palë të shqetësojë tjetrën, ai e ka mohuar duke thënë se është një vizitë private që udhëheqësi shqiptar ka të drejtë ta bëjë dhe se Greqia si shtet demokratik nuk mund ta ndalojë ndaj dhe nuk ngriti asnjë pengesë,madje do të japë edhe sigurinë e zhvillimit.

Greqia nuk është pengesa për zgjidhjen e krizave apo problemeve -ka deklaruar Gerapetriti duke theksuar se sa i përket çështjes Beleri , kapitulli i parë mbi të cilin do të vlerësohet Shqipëria është respektimi i shtetit të së drejtës dhe ajo lidhet, jo me marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, por me legjislacionin evropian.

Në të njëjtën gjatësi vale , kanë qenë edhe deklaratat e zëdhënësit të qeverisë në konferencën për shtyp pak pas mesdite , kur është pyetur për reagimet e qeverisë, pasi vizita e kryeministrit shqiptar përkon me njëvjetorin e burgosjes së Fredi Belerit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...