Berisha sfidon Ramën: Para se të takosh patronazhistët që ke çuar në Athinë, publiko censusin o Çubrilloviç shqipfolës

Premte, 10 May 2024 22:23
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin qytetar, ka sfiduar drejtpërdrejt Edi Ramën në lidhje me vizitën e këtij të fundit në Athinë.
 

‘Para se të takosh patronazhistët që ke çuar në Athinë, publiko censusin o Çubrilloviç shqipfolës’, tha Berisha gjatë fjalës së tij. 

 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, a nuk është Edi Rama që dy ditë më parë i quajti emigrantët tanë, mish i freskët me termin më fyes, më poshtërues.

Bokasa i Afrikës Qendrore ushqehej me mëlçi të freskëta të fëmijëve. Çfarë është ky fjalor kanibalisti?

Ky turpëron të gjallë dhe të vdekur.

Turpëron paraardhës dhe pasardhës të këtij vendi.

Ndaj dhe Edi Rama, kërko publikisht të falur.

Kërko të falur se një fyerje të tillë nuk ua ka bërë ndonjëherë njeri emigrantëve të vet, as Idi Amini i Ugandës, me të cilin ç’është e vërteta, ke disa ngjashmërira sepse ai, ish-boksier, hidhte nokaut ministrat në sallën e mbledhjeve.

Por edhe ti ke gjestet e tua prej mizokeni ndaj ministreve në sallën e mbledhjeve, gjeste të cilat turpërojnë çdo njeri.

Edi Rama, para se të shkosh të takosh aktivistët dhe patronazhistë që ke nisur drejt Athinës për të mbushur sallën bosh dhe të braktisur nga diaspora, bëju burrë dhe publikoji nesër të dhënat e censusit që ke 7 muaj që i manipulon sekret.

I mban sekret sepse ato tregojnë se ti o vrasës i shpresës së shqiptarëve, ti o Çubrilloviç shqipfolës, ke zbrazur Shqipërinë dhe ke reduktuar numrin e shqiptarëve në 8 vite me 1.1 milion më pak.

Ke përgjysmuar numrin e tyre në 1 milion e katër- pesëqind mijë.

Dhe po ta publikosh, çdo shqiptar kur të dëgjojë Shqipëria e vitit 2030, do t’i dridhet trupi, shpirti se do imagjinojë menjëherë Shqipërinë nën 1 milion banorë, në qoftë se do jesh ti në pushtet, që nuk do jesh kurrë. Kurrë!

Edi Rama, mos shko se për diasporën, ti je armiku më i egër i qenies kombëtare.

Sepse ti vetëm këto vitet e fundit përzure adoleshentë, të rinj, të mitur, të reja pothuaj njëlloj sa Asadi me luftën e tij civile nga Siria.

E ngjite Shqipërinë për përzënien e fëmijëve të vet në shtyllën e turpit të historisë, në vendin e dytë në botë.

Si mund të shkosh ti të takosh diasporën, që për çdo shqiptar je figura më e urryer kombëtare?

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...