Veliaj në ankth, mbërrijnë në SPAK dokumentet që thellojnë skandalin e Inceneratorit

Saturday, 11 May 2024 11:26
Duket se të tjera dokumente kanë mbërritur nga Italia për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Denoncimet në dy emisionet “PLUG” dhe “Piranjat”, duket se kanë detyruar Prokurorinë e Posaçme të thellojë hetimin për aferën që i ka kushtuar me qindra miliona euro qytetarëve të kryeqytetit.


Më herët, po në Syri Tv, emisioni investigstiv, “Piranjat” zbuloi lidhjet dhe takimet e Erion Veliaj me biznesmenët italianë Gabriele Tarroni Longinotti dhe Alberto Presezzit. 

Një raport i dyshuar korruptiv, mes politikanëve shqiptarë dhe biznesmenëve italianë, të përfshirë në këtë aferë u zbuluy në Syri Tv nga të dyja emisionet investigative.

Afera e shekullit, siç është quajtur ajo e inceneratorëve, vazhdon të hetohet nga SPAK-u dhe prokurori Dritan Prençi.

Një dosje voluminoze është çuar për masat e sigurisë në gjykatë, por vazhdojnë të thellohen hetimet. 

Pas pyetjes së aksionerëve si kaldajisti Guiseppe Ciaffaglione apo aksioneri Alberto Presezzi, i cili për herë të parë dha termin aksionerë të fjetur, pra për të siguruar financimin, çka tregoi se Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe njerëzit e fshehur pas kompanisë në Holandë, nuk kishin lekët për të bërë financimin e koncesionit që ata kishin firmosur, pra kishin mashtruar qeverinë shqiptare.

Tashmë nga Italia kanë ardhur të tjera dokumente.

Burime zyrtare nga SPAK-u bëjnë me dije se prokuroria ka mundur të sigurojë dhjetëra dokumente të kompanive italiane të lidhura me kompaninë e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston, ku Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto ishin njerëzit kryesorë të saj, të cilët në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë këtu ministrin Lefter Koka, zyrtarë të Bashkisë së Tiranës e të tjerë, për rreth 6-7 vite siguruan rreth 130 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e biznesit privat, për një incenerator që nuk ekziston, për një kontratë koncesionare, e cila shkonte deri në 30 vite me rreth 128 milionë euro investim dhe me rreth 400-500 milionë euro të tjera të ardhura nga biznesi privat, raporton CNA.

Dokumentet e siguruara nga Italia janë mjaft të rëndësishme për të zbardhur skemën e aferës së inceneratorëve.

Gjithashtu janë provuar të gjitha dokumentet zyrtare të publikuara në lidhje me komunikime të ndryshme midis aksionerëve apo dhe dyshimet se aksionerët e rinj kishin kryer aktivitet tregtar edhe me Iranin e kështu me radhë.

Të gjitha materialet tashmë të një dosjeje mjaft voluminoze pritet që të thellojnë edhe më tej hetimet duke nxjerrë në dritë personat e përfshirë, zyrtarët e lartë, bashkëpunëtorët e tyre dhe deri te njerëzit e Bashkisë së Tiranës, drejtorët e Erion Veliajt dhe rolin e kryebashkiakut të Tiranës në këtë aferë, i cili shpesh e mohon dhe thotë se unë jam thjesht një klient deri te dera, por nga ana tjetër zyrtarët e tij kanë firmosur për aferën e dherave, kanë dhënë urdhra, kanë negociuar e kështu me radhë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...