Rikthimi i demagogut Rama në Athinë

Diel, 12 May 2024 18:35
Nga Agim Nesho:
 

Ramës i kanë mësuar se në Athinën e Lashtë mund ta merrnin foltoren edhe demagogët, aq më tepër kur pjesëmarrja në forumin e sotëm ishte përgatitur mirë me njerëz të marrë me vete dhe me regji të kuruar për t’ju ndezur ndjenjat patriotike.

Edi Ramës i duhej ky takim për të dalë nga bataku ku e ka zhytur korrupsioni galopant qeveritar, vjedhjet e hapura në Bashkinë e Tiranës, inceneratorët por edhe në gjithë veprimtarinë e qeverisjes së tij që është bazuar në shpërdorimin e pronës publike dhe financave të shtetit, të vjedhjes së hapur që ju bën Shqiptarëve; ku Shqipëria është kthyer në tokë të djerrë dhe 1 milion shqiptarë kanë lënë atdheun e tyre për një jetë më të mirë. Ai tregoi historinë e vjetër të qytet-shtetit të Epidamnus, por nuk tha pse qeveria e korruptuar e Tiranës e ka kthyer Portin historik të Durrësit në një pronë të arabëve. Ai i kthehet populizmit dhe demagogjisë, nacionalizmit si streha e fundit e maskarenjve të sheqerosur me patriotizëm, për të mbajtur me thonj pushtetin.

Rama zgjodhi Greqinë ku emigrantët shqiptarë janë mbi 700,000 për të ngritur ndjenjat patriotike të Shqiptarëve duke ju përmendur sakrificat, përçmimin, vuajtjet e emigracionit, fshesat e largimit të tyre nga shteti grek për motive politike dhe vendosjen e dinjitetit të tyre si shtetas të barabartë në Greqi, por për ti kërkuar Mitsotakis heqjen e vetos greke për integrimin evropian të Shqipërisë. Ai përdori shqiptarët e Greqisë duke e ditur që dashuria e tyre e madhe për atdheun do ti sjellë mikpritje. Ai përdori kalvarin e sakrificave të tyre si mburojë ndaj një realiteti tjetër të dhimbshëm që po përjetojnë vëllezërit e tyre në Shqipëri, ku demokracia është tretur dhe shteti Shqiptar është kapur prej një bande që po i merr frymën çdo ditë. Ai flet në tempullin e demokracisë si autokrati që është i pazëvendësueshëm dhe mendon për zhvillimin e Shqipërisë me plane 10 -vjeçare si teokratët e Lindjes së Mesme por edhe me arrogancën për të dhënë mësime demokracie, kur është autor i shkatërrimit të demokracisë Shqiptare dhe lideri i opozitës i arrestuar pa akuzë. Ai flet për pluhurin dhe provincializmin e politikës greke kur vetë është autori që ka prishur marrëdhëniet me Greqinë për të shërbyer si një vasal i mirë ndaj një shteti tjetër.

Retorika e Ramës sot në Athinë ishte e mirëpërgatitur, jashtë përrallave me gjyshen e tij por me histori të mirë servirur nga qytetet-shtete dhe mendimtarë të tjetër si Tukiditi që mendoj se s’ka patur durimin ti lexojë asnjëherë. Në demagogjinë e tij ai kishte ndërthurur guximin për të evidentuar fakte të hidhura për shqiptarët në marrëdhëniet midis dy shteteve për të emocionuar audiencën me lutjen për Mitsotakis për një qëndrim tjetër ndaj regjimit të tij dhe shkeljes së të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Shqipëri. Ai përmendi me të drejtë ligjin absurd të luftës nga pala greke, por nuk pati guximin të përmendë me emër çështjen Came. Patriotizmi i tij është në funksion të qëllimeve të tij dhe pushtetit. Një njeri që ka shitur interesat e kombit duke bashkëpunuar ngushtë me nacionalistët serbë të Vuçiç nuk mund të gdhihet patriot ditën tjetër.

Takimi i Ramës në Athinë pati vetëm një vlerë: Na tregoi atdhedashurinë e flaktë të Shqiptarëve emigrantë në Greqi dhe mallin e tyre për atdheun. Pjesa tjetër të kujton retorikën e Hugo Chavez në Kubë për të folur për revolucionin. Me ndryshimin e vetëm se Autokrati i Tiranës kishte veshur petkun e demagogut dhe nuk ndante me sallën vlerat dhe parimet Evropiane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...