Berisha: Erion Veliaj, që me paratë e vjedhura ishte nisur për në Athinë, por përfundoi në Venecia, ta ketë ditën e martë, të fundit në bashkinë e Tiranës

Hënë, 13 May 2024 11:24
Kryetari i Partisë Demokratike në protestën e sotme tek Rrugoica e Shpresës ka folur për takimin e Ramës në Greqi.


Ai tha se, “unë e kam një përshëndetje të veçantë sonte, e do të ju marr dhe ju leje për të gjithë socialistët shqiptarë në Greqi, që e treguan veten socialistë dhe jo rilindas, që refuzuan të përshëndesin Edi Ramën, simbolin e shëmtuar të vjedhjes, varfërimit të shqiptarëve”.

 

Berisha: Koha është të bashkohemi.

Ti jepni ju sot kudo që jeni, një krah Shqipërisë.

Të shkojmë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira dhe të ndahemi nga kjo organizatë kriminale.

Miqtë mi!

Unë e kam një përshëndetje të veçantë sonte, e do të ju marr dhe ju leje për të gjithë socialistët shqiptarë në Greqi, që e treguan veten socialistë dhe jo rilindas, që refuzuan të përshëndesin Edi Ramën, simbolin e shëmtuar të vjedhjes, varfërimit të shqiptarëve.

I bëtë një shërbim kombit me këtë qëndrim.

Së fundi të dashur miq!

Kjo ngjarje e sotme duhet të na motivojë dhe më shumë. Duhet të na bëjë me krahë. Zemërimi dhe guximi ynë nuk duhet të njohë kufij, sepse sot më shumë se kurrë, përfaqësojmë kombin shqiptar, fatin dhe të ardhmen e tij.

Erion Veliaj që me paratë e vjedhura ishte nisur për në Athinë, por kishte përfunduar në Venecia në hotelet me 2 mijë euro apo 3 mijë, ta ketë ditën e fundit, ditën e martë në bashkinë e Tiranës.

Koha po vjen, nga fitorja tek bashkia në fitoren për Shqipërinë.

Edhe njëherë ju përshëndes përzemërsisht, përshëndes emigracionin tonë në Greqi dhe kudo që ndodhet për leksionin që i dha, dhe i them Edi Ramës se ky është vetëm fillimi.

Edhe po të mbledhësh të gjithë trafikantët e Shqipërisë kudo që janë, do të përfaqësosh vetëm krimin vjedhjen e jo shqiptarët.

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...