Berisha-emigrantëve: Pas kthimit në pushtet të PD-së, do keni kuadrin ligjor më tërheqësin për investimet tuaja

Hënë, 13 May 2024 11:31
Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë një premtim emigrantëve shqiptarë, në momentin që PD do të vijë në pushtet.
 

‘PD ju jep fjalën ju se pas kthimit në pushtet do keni kuadrin ligjor më tërheqësin për investimet tuaja, për punësimin tuaj’, u shpreh Berisha. 

 

Berisha: Edhe njëherë mendove se do ti joshësh ata, siç josh këtu ndonjë lake tëndin që lëpin kockat që u hedh çdo ditë me çështjen Beleri.

Ata kanë vite e dekada në një vend të lirë dhe demokratik. Ata e dinë siç duhet ta dijë çdo shqiptar se prezumimi i pafajësisë është ligj universal pa të cilin nuk ka liri dhe se ti ja mohon këtë parim kundërshtarëve të tu politik.

E bën këtë se Beleri në detyrë do të nxjerrë të gjithë defterët e pista të tuat dhe të hajdutëve të tu, plaçkitje që u ke bërë pronave të himarjotëve dhe qytetarëve të bregut.

Fole e stërfole, të dëgjoi Pirini, të dëgjuan bashkëhajdutët e tu. Krahasove emigrantët shqiptarë me çamët, banorë shekullorë të Çamërisë. Gjer sot nuk kisha dëgjuar kurrë. Vetëm një mendje e sëmurë si e jotja mund të bëjë një krahasim të tillë.

Miqtë e mi!

Më lejoni këtu para jush të ftoj nga zemra, diasporën dhe emigracionin të vijnë në Tiranë, të bashkohemi në këtë betejë për nënë Shqipëi, në këtë betejë për kombin tonë, në këtë betejë për të ardhmen tonë.

Emigrante dhe emigrantë kudo që jeni, mos harroni se ishin vitet 2008-2012 në të cilat ju vërshuat drejt vendit tuaj. Mbi 200 mijë familje emigrantë nga të katër anët e Europës u rikthyen në Shqipëri, me një kuadër ligjor që i mbronte ata të prosperonin me biznesin e tyre.

Partia Demokratike ju jep fjalën ju se pas kthimit në pushtet, kuadri ligjor special dhe i veçantë do të jetë për çdo emigrant.

Ju erdhët në Shqipëri sepse e gjenit vendin 5 vite pa taksa. Përsëri do të vini me një kuadër ligjor, më të mirin, më tërheqësin për investimet tuaja, për punësimin tuaj, për dinjitetin tuaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...