“Drejtësi e kapur”/ Blushi: Erion Veliaj duhet të ishe arrestuar për Inceneratorin e Tiranës

E mërkurë, 22 May 2024 20:33
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duhej të ishte arrestuar 4 vjet më parë për aferën e inceneratorit të Tiranës.
 

I ftuar në Neës 24, Blushi tha opozita ka dorëzuar materiale me kamion në Prokurori, dokumente të pakontestueshme për aferën e inceneratorit të Tiranës, dhe SPAK nuk e ka arrestuar Veliajn. 

Më tej ai theksoi se nuk mund të themi se ka drejtësi nëse nuk dënohen zyrtarët e lartë si Erion Veliaj.

“Atje nuk është vendosur një tullë, jo më të ketë incenerim. Kush e inicioi aferën drejtorët e Bashkisë apo Erion Veliaj? SPAK po arreston drejtorët që të shpëtojë Veliajn. Skema e inceneratorëve është iniciuar nga Veliaj dhe Edi Rama.

Incenerator nuk ka, pronarët janë në llogari, inceneratori është nën sekuestro, atëherë kujt po i çohen paratë? U hoqën fonde nga shkollat e kopshtet, i çuan te inceneratori që nuk ekziston. Ku përfundojnë këto para? Sikundër ka thënë edhe Arben Ahmetaj, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj”, tha Blushi. 

Ai tha se SPAK është kthyer në një institut statistikash, pasi edhe kreu i këtij institucioni, Altin Dumani, u shfaq në komision duke lexuar statistika. “Ku raportoi sot Dumani? Në një komision që 2/3 e anëtarëve i ka nën hetim. A ka logjikë kjo që Dumani raporton përpara Fatmir Xhafajt që dihet pse dha dorëheqjen”, tha Blushi.

Login to post comments