‘Vijimi i arrestit nga GJKKO pa prova’/ Malltezi: Raportimi i SPAK, zero përmendje të emrit të Berishës

Premte, 24 May 2024 13:11
Zonja Argita Malltezi ka zbërthyer punën e SPAK gjatë dy muajve të fundit dhe dokumetave që ka dorëzuar në GJKKO me qëllim vijimin e mbajtjes së masave të sigurisë ‘arrest-shtëpie’ ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha dhe dhëndit të tij, Jamarbër Malltezi, ku sipas saj nuk rezulton asnjë provë apo fakt ku përmendet emri i ish-kryeministrit.
 

Gjatë konferencës për mediat, zonja Malltezi ka theksuar se ‘ky raportim i SPAK ka zero përmendje të emrit të Sali Berishës, pasi në asnjë dokument, asnjë veprim apo dëshmi dhe fakt nuk përmend asnjëherë të vetme emri i ish-kryeministrit’ dhe këto propozime janë përdorur për mbajtjen e masave për Berishën dhe Malltezin.

 

Malltezi: Çfarë kanë bërë këto 2 muaj SPAK dhe eventualisht i ka dorëzuar këto dokumenta në GJKKO, mbahet në arrest Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi sepse tashmë SPAK po heton nëse ka pasur apo jo oponencë teknike projekti i arkitektit Libeskin, apo nëse ka pasur apo jo mbrojtje kundër zjarrit objekte të ndërtuara 20 vite më parë dhe sigurisht këta janë gjëra pa asnjë lidhje me ish-kryeministrin e vendit, nuk ka asnjë përgjegjësi ish-kryeministri i vendit nëse një shoqëri tregtare ka respektuar apo jo këto kërkesa por siç rezulton këto janë respektuar.

Nuk merret oponenca për çdo ndërtim që bëhet në Tiranë, ky projekt e ka oponencën teknike pavarësisht se është bërë nga një prej arkitektëve më të mirë të botës, oponenca është në dosje dhe ky raportim i SPAK ka zero përmendje të emrit të Sali Berishës. Asnjë dokument, asnjë veprim apo dëshmi dhe fakt nuk përmend asnjëherë të vetme emrin e Sali Berishës. Dhe propozimi ka qënë për mbajtjen e masave për Berishën dhe Malltezin. 

Login to post comments