Gazetari italian përgënjeshtron Ramën: Të kam cituar me besnikëri, askush nuk po të fut në kënetë

Premte, 24 May 2024 21:21
Gazetari italian i gazetës ‘Repubblica’ i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili sërish u përplas me gazetarët italianë, këtë herë për një shkrim ku ai vetë ‘rrëzon’ marrëveshjen që kishte nënshkruar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni për çështjen e kampeve të refugjatëve.
 

Rama tha se gazetari italian Gerardo Greco e ka cituar me fjalë që nuk i ka thënë kurrë.  

 

Ndërkohë Rama thotë se ‘përsëri përfundoi në kënetën e betejës politike italiane’.

Por gazetari italian, në një reagim për gazetën e tij, thotë se e ka cituar me besnikëri çdo fjalë që ka thënë Edi Rama.

“Është e vërtetë, kryeministri Rama është një mysafir i madh (i ftuar i gazetarit për kafe). Kaluam një orë në Tiranë për një kafe.

Kemi folur padyshim për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, por edhe për fenë dhe historinë e Shqipërisë.

Në fund të dialogut tonë padyshim që pyeta Ramën nëse mund të shkruaja për këtë dhe ai u përgjigj menjëherë po.

Askush nuk e ka ndërmend ta fusë kryeministrin Rama në kënetën e politikës italiane, por ai vetë pretendon se problemi do të jetë funksionimi i qendrës së Shëngjinit me procedura italiane dhe rregulla europiane.

Thonjëzat dhe kuptimi i bisedës tonë shumë të këndshme është raportuar me besnikëri në pjesë”, shprehet gazetari.

Login to post comments