Shehu: Vota e turpit te PS, historia nuk do ta haroje.

Premte, 24 May 2024 21:19

Nga Tritan Shehu: 

Vota e turpit te PS, historia nuk do ta haroje.
12 Maj 2022, kjo maxhorance midis “harese” dhe entusiazmit revolucionar rezon Rezoluten e deputeteve te PD per te njohur e denuar genocidin serb ne Srebrenice.
Per te shpallur 11 Korrik si dite perkujtimore te atij genocidi.
Dje ishte Asamblea e OKB qe me shumice votash votoi Rezoluten per njohjen e denimin e genocidit serb ne Srebrenice.
Shpalli 11 Korrik si dite perkujtimore per ate genicid.
Nderkaq po kjo maxhorance vazhdon te mbaje te bllokuar Rezoluten tone per njohjen e denimin e genocidit serb ne Kosove.
Me kerkesen ne ate ndaj Qeverise se Shqiperise per te asistuar Kosoven ne rrugetimin e veshtire, per te pregatitur e dorezuar dosjen perkatese prane institucioneve nderkombetare.
Perseri per turpin e saj kjo maxhorance i kundervihet kesaj inisiative.
Sic duket edhe ne kete rast do te jene me te shpejte nderkombetaret a vende te tjera ta realizojne kete veprim te drejte e dobiprures.
Njolle tjeter turpi kjo per Kuvendin tone…
Bashkengjitur jane fotot e atij votimi turpi ne Kuvend, rezoluta e rezuar per Srebrenicen, ajo e bllokuar per Kosoven si dhe votimi ne OKB.

Login to post comments