Berisha: Nesër me armën e fuqishme të zemërimit popullor, me mosbindjen civile, të gjithë në betejë

Hënë, 27 May 2024 22:48
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike, u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër të gjithë të protestojnë tek bashkia e Tiranës, me mosbindje civile.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha: 

Miqtë e mi, shpresa e vetme jeni ju.

Ose të shkulim nga rrënjët këtë racë hajdutësh ose Shqipëria nuk ka të ardhme.

Ndaj dhe nesër, me armën e fuqishme të zemërimit popullor, me mosbindjen civile, të gjithë në betejë, të gjithë në sulm.

Të gjithë për fitoren.

Rrofshi ju.

Rroftë Tirana.

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments