'Sot, protesta e radhës para bashkisë Tiranë! - Veliaj në burg!'

Tuesday, 28 May 2024 09:55
 

Sot, të martën, në orën 11:00,  qytetarët do të zhvillojnë protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës,drejtues të lartë të cilës tashmë janë të arrestuar nga SPAK për korrupsion.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që është nismëtare e këtyre protestave të përjavshme, është mbështetur nga Partia Demokratike që i ka denoncuar pa u ndaluar aferat korruptive si dhe në tërësi nga forcat opozitare.

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa, e ka lëshuar të qartë mesazhin e saj për protestën: “Protesta e radhës para selisë “5D" - bashkisë Tiranë. Veliaj në burg!”

Tashmë 5D është bërë simboli i pesëshesës së drejtorëve të skemës së korrupsionit të ngritur në këtë bashki, të cilët janë vënë pranga.

Image

Login to post comments