'Porosia e kryeministrit...'/ Xhaferraj: 34 vjet parlament, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë që në projekt-ligj të shkruhej, 'porosia e kryeministrit...'

E Enjte, 30 May 2024 15:32
 
 

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj, gjatë fjalës së sotme në Parlamet, ku po diskutohet projekt-ligji i adresave, ka ngritur shqetësimin për projekt-ligjin duke theksuar se në 3 dekada, Kuvendi ka ndërhyrë 3 herë në ligj dhe nuk e ka zgjidhur.

Fjala e Xhaferrajt: 

 
 

“Qytetarit që del e proteston të bashkia e Tiranës, nuk proteston vetëm për korrupsionin, për më shumë se kaq. Ju nuk po bëni korrupsion, ju keni arritur dundin. Me një mekanizëm që ka arritur fundin. Atij qytetarit që del e protestn kundër grabitjes së drejtorëve të bashkisë, ju ia gjeni adresën për 5 minuta. Atij bashkëshortit të ministres që leviz me thikë në brez, ia gjeni adresën pasi ikën jashtë. Dhe më e keqja, ministrja vazhdon ende të jetë në detyre. Ju keni dështuar në 2004 – 2016, pra, nga 2004 deri në 2024 ju keni kaluar nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin. Kush është qershia mbi tortë që përmendni në realcion është për të qeshur dhe për të qarë. Në fund të faqes 1 të relacionit, rrjeshti i fundit, përmendet, “porosia e kryeministrit, nëpërmjet të cilës është përcjellë aplikimi i sanksioneve të forta ndaj bashkive që nuk përmendin këtë. 34 vje eksperiencë parlamentare, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë që në relacionin e projekt-ligjit të përmendet porosia e kruyministrit. Merreni vendoseni edhe ne nënin2 qe sipas porosisë së kryeministrit adresë do të quajmë 1.2.3...

Login to post comments