Pse po ngrihet komisioni i Posaçëm?/ Vasili: Duan të legalizojnë rrëmbimin politik të drejtësisë

E Enjte, 30 May 2024 17:47
 
 

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ftuar në edicionin e pasdites më Edvin Parrucën në Syri Tv u shpreh se mazhoranca kërkon të ngrejë komisionin e Posaçëm antikorrupsion, për të rrëmbyer kontrollin politik të drejtësisë.

Sipas Vasilit, edhe pse qeveria e ka nën kontroll drejtësinë në një masë të konsiderueshme, kërkojnë 100% kontroll të saj. 

 

“Të tëra fjalët dhe fishekzjarrët që ju shihni atje kanë në esencën e tyre vetëm një objektiv, legalizimin e rrëmbimit përfundimtar të drejtësisë. E kanë kapur në një masë shumë të konsiderueshme, por për shkak të fakteve të rënda që dalin përditë kërkohet një kontroll jo 99% po një kontroll 100%. Komisioni është instrumenti, viktima është drejtësia.

Zemra e problemit është që të kenë mundësi të kenë të legalizuar rrëmbimin politik dhe brenda mundësive të thonë se: po ta ‘hanë’, të kemi edhe opozitën. Të jetë e ligjshme e të thonë se nuk e rrëmbyem ne por ramë dakort të gjitha palët” tha Vasili.

Login to post comments