Debate në këshillin bashkiak, Blushi-Veliaj: Je hajdut, duhej të ishe në burg

E Enjte, 30 May 2024 17:50
 
 
 

Debate të ashpra në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Pasi Erion Veliaj ka folur në këshillin bashkiak, këshilltari i opozitës Tedi Blushi i është drejtuar kryebashkiakut se është hajdut dhe se duhej të ishte në burg prej kohësh.

 

Tedi Blushi akuza Erion Veliaj: Je një hajdut i fëlliqur. Je një kriminel që duhet të ishe arrestuar 4 vite më parë. Këto projekte që na sjell sot kush do t'i zbatojë? Organizata kriminale 5 D që është në burg apo një hajdut si ti që duhet të ishe sot i arrestuar?

Si mund të flasësh ti për fëmijët kur je ideatori dhe promovuesi kryesor i perversiteteve para fëmijëve të Tiranës.

Pasi Erion Veliaj është larguar nga mbledhja, Blushi ka pasur një debat edhe me kryetaren e këshillit bashkiak, Romina Kuko.

Blushi debat me Romina Kukon: Je një kukull e organizatës kriminale ‘5D’. Ne nuk mund të bëjmë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Nuk mund të dëgjojmë sot një hajdut që vjen këtu dhe largohet. Të qëndrojë të ballafaqohet me qytetaret e Tiranës.

Login to post comments