Berisha: Ku ndodh të goditet avokati i kryetarit të partisë kryesore opozitare?! Në diktaturë!

Premte, 31 May 2024 11:26
 
 

Fjala e mbajtur nga Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha para qytetarëve mbrëmjen e së enjtes, 30 maj 2024.

Përshëndetjet më të përzemërta ju luftëtarëve të vërtetë të lirisë, misionarëve të pamposhtur të shpresës, besimit, kauzës së drejtë të shqiptarëve. 

 

Përshëndetje oratorëve të platformës së fjalës së lirë që përcjellin të vërtetat në fjalimet e tyre në mbarë vendin.

Sot parlamenti votoi komisionin Xhafa, si një përpjekje të turpshme për të mashtruar shqiptarët se fajin nuk e ka Edi Rama, ministrat dhe qeveritarët e tij që vjedhin ditë e natë, por fajin e ka korrupsioni, të cilin ata me komisionin Xhafa do ta luftojnë.

Nuk ka ironi, nuk ka parodi më të madhe se sa krijimi i komisionit me të cilin Edi Rama duhet të bindë shqiptarët se nuk është ai fajtor për vjedhjen e qindra mijëra apo miliona eurove me të cilat ndërtoi sarajet e tij në Surrel me parkun 5 mijë metra katrorë, por është korrupsioni, të cilin ai do ta luftojë.

Me aktin e sotëm Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët se nuk është ai hajduti që u bë kryeministër pasi kishte depozituar 200 milionë euro offshore sipas raportit të OSBE.

Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa.

Sot ishte dita e mashtrimit të madh dhe e turpit në parlament.

Edi Rama me votën e komisionit të sotëm u thotë shqiptarëve se nuk janë të vjedhura paratë e pallatit pesëkatësh që solli Linda në pajë pa asnjë faturë tatimore, doganore, bankare apo ndërtimore.

Por fajin e ka korrupsioni, të cilin do ta ndëshkojë me komisionin Xhafa.

Edi Rama, me komisionin Xhafa përpiqet t’u thotë shqiptarëve se nuk janë fajtorë ai dhe Erion Veliaj për vjedhjen dhe zhdukjen e 136 milionë eurove me djegësin e Tiranës.

Por fajin e ka korrupsioni dhe ai tani do të ndëshkohet nga Fatzi Xhafa.

A ka tallje më të madhe për qytetarët? A ka cinizëm më të madh?

Sot parlamenti votoi për komisionin gjethe fiku, që kërkon të bindë shqiptarët se hajdutët nuk do vjedhin më, se nuk kanë ata faj për vjedhjet, por i ka korrupsioni.

Edhe njëherë u përsëris miq, se për hajdutin ka një ligj, sa më shumë vjedh, aq më shumë do të vjedhë.

Edi Rama me komisionin mendoi se do u vërë kapak vjedhjeve të tmerrshme, të përditshme.

Do u vërë kapak vjedhjeve 100 përqind nga Erion Veliaj dhe drejtorët e tij.

Kështu që ai u thotë qytetarëve se nuk janë hotelet dhe pallatet e ndërtuara me paratë e vjedhura, por fajtor është korrupsioni ndaj dhe ne do e ndëshkojmë me komisionin Xhafa.

Xhafa që është një hajdut i lindur.

Hidhni sytë tek kullat e Xhafës, që ngrihen mbi drogën e Gerondit në Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe kudo.

Komisionit i vuri edhe emrin ‘i mirëqeverisjes’. Në fakt komisioni maskë i qeverisjes më të keqe, më hajdute, më antishqiptare që ka ekzistuar ën ët gjitha kohërat.

Kurrë mos harroni shqiptarë se janë vjedhjet e Edi Ramës, se janë vjedhjet e klanit të tij familjar, vjedhjet e ministrave dhe qeveritarëve të tij vendorë, themeli i shpopullimit mizor të Shqipërisë.

Largimit në 10 vite të 1.1 milion shqiptarëve.

Renditjes së Shqipërisë fill pas Sirisë në dëbimin, largimin e të rinjve nga ky vend.

Ky parlament duhet të pushojë së ekzistuari një minutë e më parë. Qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme.

Fitore e opozitës!

Sot si në kohërat më të zeza të diktaturës, u arrestua një gazetar dhe së bashku me të dy oficere policie, sepse sipas variantit Taulant Bego Yaris ata shpërndanin lajme fake për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ky është një akt i shëmtuar, kriminal.

Kjo është një goditje e rëndë e medieve dhe e lirisë së tyre.

Pa na thoni pak se çfarë ‘fake news’ kanë dhënë këta që i arrestoni si sigurimsa në mesnatë?

Si mund të arrestoni një gazetar për ‘fake news’ kur në një kohë jeni mashtruesit më të mëdhenj të Shqipërisë, të Ballkanit, të Europës dhe botës.

Çfarë morali keni ju? Lirojeni urgjentisht gazetarin. Nxirrni se çfarë lajmesh kanë përhapur ata për Edi Ramën, Taulant Ballën dhe kriminelët e tjerë me pushtet.

Çfarë kanë zbuluar ata që ju i quani ‘fake news’? Urgjent lirimin.

Është një akt i rëndë kundër medieve. Paskan kryer krim kompjuterik! Po ka të tillë në botë? Po gazetarët për lajmin përdorin smartfonin që është në vetvete kompjuter dore i vogël, përdorin kompjuterin, dhe për këtë ju i ndëshkoni.

Pa na thoni pak se cilat janë ‘fake news’-et e tyre që ju guxuat t’i arrestoni në mesnatë si banditë?  Akte kriminale të diktaturës së bazuar në bandat, krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Më thoni pak ju të nderuar, të mashtruar se ata që e bëjnë me qëllim vetëm të nderuar nuk mund të jenë, si ka mundësi që 4 vetë pa maska, tre prej tyre me uniformë dhe në mes një ish-polic, po për çfarë?

Sepse profesor Sokol Mëngjesi kishte mbrojtur drejt çështjen e policit Nano, Dritan Nano dhe e kishte fituar çështjen.

Po cila mendje e mbrapshtë njerëzore e çon në nivel kafshe, në nivel shtaze një njeri që me avokatin fiton çështjen dhe tani kërkon t’i marrë jetën?

Kujt ia thoni ju këto? Po këtë e bën një mendje si Edi Rama e Taulant Balla që organizojnë banda për akte të tilla.

Më thoni pak, po do thoni pse u dorëzua? Edhe dorëzimi ishte pjesë e skenarit.

Ndaj edhe njëherë miq, atentati ndaj avokatit të nderuar, ndaj akademikut të shquar Sokol Mëngjesi është një sulm, është një atentat ndaj opozitës. Nga narkopushteti, nga Edi Rama, nga Taulant Balla, nga falangat e tyre të krimit.

Le t’i pyesim pak, po pse për miqësi me Dritan Nanon, tre banditë vendosën të ekspozojnë veten si banditët, si agresorë primitivë në qendër të Tiranës. Jo mo jo, kurrë.

Për Dritanin ata nuk shkonin as në kafene.

Dritani ka qenë pjesë e skenarit. Për Dritanin ata nuk çanin kokën.

Dhe tani na thoni se kemi edhe regjistrime. Sigurisht që keni regjistrime se jeni vetë skenaristë. Dhe skenarit nuk i mungojnë regjistrimet.

Me këtë rast, miqtë e mi, së fundmi u them këtyre magneteve të shpifjeve dhe trillimeve të Edi Ramës, është turp t’i besoni kaq lehtë.

Ku ndodh të goditet avokati i kryetarit të partisë kryesore opozitare?

Kjo ndodh në Iran, kjo ndodh në Moskë, kjo ndodh në Mianmar, kjo ndodh në diktaturë.

Po në cilin vend ka ndodhur kjo, na thoni pak ju?

Pra, le t’i urojmë shërim të shpejtë profesorit të nderuar dhe të garantojmë binomin Rama-Balla se janë përgjegjës dhe do mbahen përgjegjës për aktin e tyre banditesk në qendër të Tiranës.

Kjo betejë po ecën drejt fazave vendimtare. Beteja vendimtare është beteja e mbarë shqiptarëve. Është betejë e atdhetarëve që e duan këtë vend. Është betejë e qytetarëve që e duan lirinë. Është betejë e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, të gatshëm për sakrifica për dinjitetin e tyre.

Ndaj dhe ju ftoj me zemërim, revoltë të ecim të sigurt drejt përmbysjes së këtij regjimi. Qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira. Rrofshi ju. Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments