Belind Këlliçi zbulon mega skandalin: Drejtorët në burg, Veliaj i pagoi pardje mijëra euro kompanisë 5D!

Premte, 31 May 2024 11:37
 
 

Belind Këlliçi, ish-deputet denoncoi në emisionin “Të Paekspozuarit” një skandal tjetër në bashkinë e Tiranës, duke zbuluar dokumentet për pagesat që vijojnë për kompaninë “5D” që kishte për pronarë ish-drejtorët e bashkisë që janë arrestuar mëse 2 muaj më parë me urdhër të SPAK.

“Është në projekt i fituar nga "5D" në 2021, 587 mijë euro për një pedonale dhe pistë biçikletash dhe duhet të kishte mbaruar në maj 2022. Kompania “5D” është paguar mbi 50 për qind të shumës totale, mbi 307 mijë euro. 

 

Nga bashkia e Tiranës janë bërë dy pagesa më 28 maj 2024 për ndërtim pedonale, korsi biçiklete. Duke qenë se kjo kompania nuk është sekuestruar, pardje, ndërkohë që ne ishim në protestën e 9-të janë paguar mijëra euro për këtë projekt që nuk ekziston. Më 28 maj janë likuiduar dy fatura”-tha Belind Këlliçi.

 

ImageImageImage

 
Login to post comments