Berisha: Rama dhe Balla do mbajnë përgjegjësi për sulmin ndaj avokatit Mëngjesi! Kjo betejë po ecën drejt fazave vendimtare

Premte, 31 May 2024 11:40
 
 

Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para qytetarëve se, Edi Rama dhe Taulant Balla do të mbajnë përgjegjësi për sulmin ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha: 

 

Pra, le t’i urojmë shërim të shpejtë profesorit të nderuar dhe të garantojmë binomin Rama-Balla se janë përgjegjës dhe do mbahen përgjegjës për aktin e tyre banditesk në qendër të Tiranës.

Miqtë e mi, kjo betejë po ecën drejt fazave vendimtare.

Beteja vendimtare është beteja e mbarë shqiptarëve.

Është betejë e atdhetarëve që e duan këtë vend.

Është betejë e qytetarëve që e duan lirinë.

Është betejë e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, të gatshëm për sakrifica për dinjitetin e tyre.

Ndaj dhe ju ftoj me zemërim, revoltë të ecim të sigurt drejt përmbysjes së këtij regjimi.

Qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira.

Rrofshi ju.

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments