Atentati ndaj Sokol Mëngjesit/ Shefi i Neurokirurgjisë: Sa kohë që avokati është i intubuar, diskutohet për jetën

Premte, 31 May 2024 16:14
 
 

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi duket e stabilizuar, referuar kjo parametrave që tregojnë monitorët pasi avokati vazhdon të jetë i intubuar.

I kontaktuar nga Top Channel, shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë Prof. dr. Fatos Olldashi tha se për sa kohë është i intubuar, diskutohet ende për jetën. 

 

Por nëse vazhdon me këto parametra, pra me ulje të edemës që ka në pjesën e përparme të trurit, do të tentohet zgjimi i i tij ditën e hënë, pra të nxirret nga intubimi.

Avokati u dhunua mëngjesin e së mërkurës pasi la djalin e tij në kopsht.

Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit, në pranga ka rënë vetëm një.

Shkak për konfliktin sipas hetimeve është mosrespektimi i një kontrate lidhur mes avokatit dhe trashëgimtarëve të një prone në zonën e Liqenit Artificial.

Login to post comments