'Komisioni antikorrupsion pa mbështetjen e opozitës', SHBA dhe BE kritika Ramës

Saturday, 01 June 2024 21:23
 
 
 

Komuniteti Ndërkombëtarë është shprehur skeptik pë miratimin në mënyrë të njëanshme të Rezolutës dhe Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion nga ana e mazhorancës socialiste.

Ambasada Amerikanë në Tiranë dhe Delegacioni I Bashkimit Evropian komentuan për Zërin e Amerikës hapat e hedhur në parlament për këtë nismë, ku brenda katër ditësh, në dy seanca të ndryshme plenare u miratua rezoluta e më pas dhe ngritja e një komisioni të posaçëm. 

 

Ambasada amerikane “vëren nxitimin me të cilin u kaluan në parlament rezoluta dhe vendimi”. Ndërsa Delegacioni i BE-së nga ana e tij, vë në dukje faktin që ngritja e komisionit u bë “pa mbështetjen e opozitës”.

Ndonëse në dokumentat e propozuara prej saj, mazhoranca socialiste flet për një proces gjithëpërfshirës shoqëruar me konsultime të gjera, mënyra se si ajo avancoi me shpejtësi, përballë një opozite që po i kritikonte hapat e saj, duket se ka bërë që si ambasada amerikane ashtu dhe Delegacioni i BE-së, t’i mëshojnë me forcë këtij momenti. Ky fakt ka bërë që Ambasada amerikane ne reagimin e saj, të kushtëzojë mbështetjen e saj për këtë nismë. 

Besojmë se procesi i propozuar kërkon një diskutim të bashkërenduar, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët, çka është kyç për suksesin e punës se komisionit të posaçëm. Diçka e tillë do të jetë po ashtu kyçe dhe për mbështetjen tonë për të.

Po kështu edhe delegacioni I Bashkimit Europian ka theksuar në reagimin për Zërin e Amerikës nevojën që pjesë e këtij procesi të jetë edhe opozita.

Konsultimet kuptimplotë dhe gjithëpërfshirëse janë po aq të nevojshme sa gjithnjë, duke marrë parasysh rëndësinë thelbësore të çështjeve të trajtuara nga kjo nismë. Do të jetë thelbësore të arrihet një mbështetje ndërpartiake. Është me rëndësi jetike që procesi parlamentar i propozuar të jetë i bazuar në prova, të jetë transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, duke përfshirë edhe shoqërinë civile”.

Zeri I Amerikes shkruan se debatet që kanë shoqëruar nismën e socialistëve kanë ushqyer shqetësime për ndërhyrje të mundshme në reformën në Drejtësi. Pavarësisht garancisë që japin socialistët, në reagimin e ambasadës amerikane theksohet angazhimi I miratuar në parlament për pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi e cila përfshin pavarësinë dhe paanësinë e institucioneve të drejtësisë dhe vetëqeverisjen e sistemit të drejtësisë. Edhe Delegacioni i BE-së vë në dukje se “parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”.

Rezoluta e propozuar nga Edi Rama e cila parashihte edhe ngritjen e komisionit të posacëm anti-korrupsion, kaloi në mënyrë të përshpejtuar dhe të njëanshme nga mazhoranca socialiste brenda 4 ditëve.  Opozita e cilësoi si hipokrizi këtë propozim I cili vjen nga një kryeministër që ka 11 vjet në pushtet dhe së bashku me eksponentët kryesorë të partisë së tij është I akuzuar për disa nga aferat më të rënda korruptive në 33 vitet e fundit. Komisioni I posacem I cili pritet të drejtohet nga Fatmir Xhafaj është parë edhe si tentativë e Kryeministrit Rama për kontrollin total të të gjitha institucioneve të drejtësisë në vend.

Login to post comments