Manjani: Komisioni ‘Xhafaj’ do legalizojë ligjet sekrete që ka bërë gati Rama

Saturday, 01 June 2024 21:25
 
 
 

Avokati Ylli Manjani i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka komentuar komisionin antikorrupsion të miratuar me nxitim nga Edi Rama në parlament.

Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Karriqi, Manjani u shpreh  se me këtë komision, Edi Rama kërkon të legalizojë disa ligje që i ka miratuar në mënyrë sekrete dhe askush nuk di gjë, as deputetët, por veç ai dhe disa ekspertë ndërkombëtar. 

 

‘Te cila Europë do të trokasim ne.

Fakti që Parlamentit të Shqipërisë i shkon mendja të bëjë ligje sekrete, i ndajnë me ekspertë të huaj dhe askush nuk di asgjë.

Dhe tani këto ligje që do ti fusin tek komisioni ‘Xhafa’ do ti legalizojnë. Në cilin vend të Europës ndodhin këto gjëra.

Për të gjitha këto arsye dhe të tjera që nuk po i përmendim, ne nuk jemi në rrugën e Europës dhe kjo për fat të keq është e vërtetë.

Opozita sot për sot, prej disa vitesh kështu, të paktën që prej vitit 2017, është konsideruar thjeshtë një fasadë, për shkak të numrave në parlament, për shkak të qasjes politike moniste që ka sot shteti shqiptar, opozita thjeshtë është konsideruar si një shtojcë që sa për të thënë kemi një opozitë.

Si dje dhe si sot është e njëjta situatë.

Po të shtojmë këtu edhe veprimet përçarëse në radhët e opozitës, e kanë dobësuar ndjeshëm rolin e opozitës dhe kjo e ka bërë që sado të mençur të ketë në radhët e opozitës, vazhdon të jetë fasadë, kjo është e vërteta.

Deri para ca kohësh punohej me grupin e Lulzim Bashës për të siguruar konsensus, tani punohet me grupin e Gazment Bardhit dhe injorohet PD-ja, e cila është partia që ka fituar zgjedhjet në fund të ditës.

Jo veç që e injorojnë, por e fusin edhe në vorbullën, jo e mori vulën, jo u dha vendimi. Pra për një veprim banal administrativ kjo çështje i ka dy vite e ca’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

Login to post comments