Manjani: Edi Rama ka hall jo të vogël kur i lëpihet medieve të huaja!

Hënë, 03 June 2024 11:52
 
 

Nga Ylli Manjani

Emisioni në RAI 3 mbrëmë është informativ për italianët. Ndoshta u shërben atyre për të njohur më mirë narko-Shqipërinë politike. 

 

Ato që u thanë aty për ne janë të njohura. Por është gjithnjë një ndjesi relaksuese të shohim që ka media të huaja që shohin atë që shohim edhe ne. Të paktën kuptojmë se s'paskemi luajtur mendsh.

Por gjëra të panjohura e të paditura nga ne nuk u dhanë.

Që Shqipëria e Edi Ramës mbahet në këmbë nga paratë e drogës është e njohur dhe, për fat të keq, edhe e pranuar masivisht nga shqiptarët.

Ky fakt është i ulur këmbëkryq në jetën dhe vendin tonë.

1 euro=99 lekë! (RAI s'e tha këtë)...

Megjithatë dy gjëra interesante i pikasa:

1. Që 2-metroshi Edi Rama iu bë urë një shkurtabiqi, gazetar i huaj. Llogaridhënien që i bëri atij gazetari, Edi Rama nuk ia bën asnjë gazetari apo medie shqiptare. Nuk kam parë asnjë rrëfim të tillë të Ramës para një gazetari shqiptar. Pra shihni ç'vlerë ka media jonë. As gazetari ynë më i mirë nuk vlen sa shkurtabiqi i RAI3.

Sidoqoftë, Edi Rama ka hall jo të vogël kur i lëpihet medieve të huaja. Kjo ishte dhe mbetet interesante.

2. Ben Ahmetaj paska qenë i vetmi që paska folur kundër drogës?! - U largova nga kabineti ku shërbente edhe Beni, pikërisht për punët e drogës që i denoncova hapur. Nuk e dija në atë kohë që s'paskam qenë i vetëm.

As nuk më ngushëllon me thënë të drejtën, sepse me të keqen ose ndahesh ose bashkëjeton. Po kur zgjedh të bashkëjetosh, s'ka më kuptim të thuash nuk isha dakord, vetëm sepse të është prishur rehatia.

Nejse, po këto dy gjëra interesante më mbeten në mend nga ai emision.

Login to post comments