Ahmetaj fundos Ramën: Priste trafikantët në zyrë

Hënë, 03 June 2024 11:54
 
 

Mbrëmjen e sotme është transmetuar pjesa e dytë e emisionit "Report" të Rai 3, me ndërthurrje të intervistës së kryeministrit Edi Rama, i cili insistoi të sqarojë për publikun akuzat e emisionit italian, por duket së është zhytur më thellë duke u detyruar të marrë në mbrojtje trafikantët e drogës, bashkëpunëtorë të tij.

Një vëmendje të veçantë në këtë emision i është kushtuar ndërtimit të kullave të larta që po ngrihen në Tiranë. 

 

Gazetari italian përmendi disa prej tyre, si kullën "Ekspozita", të familjes së Ervin Matës, si dhe duke theksuar se vetëm 20% e vlerës së përgjithshme të parave për ndërtimin e kullave është dhënë në formë kredie nga bankat.

Një dëshmi e transmetuar në emisionin ‘Report’ të Rai3, është edhe ajo e ish-zv-kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, i cili po flet duke drekuar, mesa duket pa e ditur që po regjistrohej.

Ai akuzon Ramën jo vetem se ka lidhje me mafiozët të cilët i përdor për zgjedhje. Ahmetaj thotë se këta "kapo të mafias" Rama i ka pritur edhe në zyrën e tij.

"Pastrojnë paratë e drogës, nga vijnë gjithë këto para. Edi Rama nuk është vetëm i lidhur por i përdor për zgjedhje. I takon në zyrën e tij, unë nuk kam pranuar kurrë të marr pjesë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani. Po janë kapot e mafias", dëgjohet të thotë Ahmetaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...