Gazment Bardhi: Bashkëshorti i Ermonela Felajt, i vetmi prokuror në sistem që i është shmangur vetingut

E mërkurë, 05 June 2024 12:42
 
 
 

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po raportohet për punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, se i vetmi prokuror që i është shmangur vetingut, është bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

“Prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj, është i vetmi prokuror në Republikën e Shqipërisë që nuk i është nënshtruar vetingut në asnjë komponent. Kushtetuta thotë që ccdo prokuror që do të rrijë në sistem, duhet t’i nënshtrohet vetingut.  

 

Sot i vetmi prokuror në Shqipëri është Bledar  Valikaj, që nuk ka kaluar sistemin e vetingut.

Po ashtu ka një shqetësim që në të njëjtin institucion janë emëruar 4 anëtarë të një familje. Këtu kemi të bëjmë me vendimmarrje në konflikt të interesit,” tha Bardhi.

Login to post comments