Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ndërsa i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen nesër opozitës në protestën e thirrur para Kuvendit të Shqipërisë, ka dhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.
Përmes rrjeteve sociale, Balliu i kujton Ramës se opozita nuk do të lejojë kurrë që krimet e tij t’ua faturojë shqiptarëve.
“Edvin nuk do të lejojmë kurrë që krimet e tua t’ia faturosh shqiptarëve Shqipërisë dhe flamurit tonë kombëtarë.
Nesër ora 10:00 të gjithë tek parlamenti për Shqipërinë”, shprehet ish-deputeti demokrat Klevis Balliu në video-mesazhin e tij.