Rilindja i çensuron artikullin/ Gazetari amerikan: Meqë lexuesit në Shqipëri nuk janë në gjendje t'i qasen artikullit tim, këtu është i plotë, kënaquni

E mërkurë, 05 June 2024 17:03
 
 

Analisti i njohur amerikan, John R. Schindler, i cili shkruan për ËASHINGTON EXAMINER, publikoi një artikull për shqipërinë, ku ngrinte shqetësimin se si mediat ndërkombtare nuk kanë sensibilitetin e duhur për të thënë qartë se një  vend mik i SHBA-ve dhe aleat i NATO-s si Shqipëria është kthyer në një narko-shtet të plotë.

Artikullin e plotë të gazetarit Schindler Syri.net e ka sjellë në shqip të plotë, por ajo që është e ‘çuditshme’ është një postim i findit i autorit në rrjetin social X, i cili thotë se për lexuesit shqiptar artikulli në anglisht nuk është i aksesueshëm. 

 
 

Image

 
Pas një verifikimi që Syri bëri, siç duket në foton e mëposhtëme, artikulli nuk hapet nga Shqipëria. Error-et (gabim), bllokimet e linqeve të faqeve të ndryshme kanë specifikat e tyre secila, kodi error 1009 përdoret për bllokim IP, pra bëhet në raste specifike kur duan të mos lexohet një artikull, mos hapet një faqe etj. Me këtë kod, i bllokojnë IP. Pra edhe rasti konkret është e dukshme që ka bllokim të IP nga Shqipëria për të mos mësuar shqiptarët bëmat e Rilindjes.

Image

Image

Me sa duket çensura e narko-shteti ka bërë një manovër të tillë për të çensuruar dhe mbajtuar në errësirë shqiptarët, me qëllimin e vetëm që ata mos të marrin vesh naming e zi që narko-shteti i vanë Shqipërisë në mediat ndërkombëtare.

Postimi i gazetarit amerikan ne X:

“Meqë më ra në sy se lexuesit në Shqipëri nuk janë në gjendje t'i qasen artikullit tim në @dcexaminer, këtu është e plotë pjesa ime, kënaquni”,- shkruan Schindler

 
Login to post comments