Meta takon kryetarin e grupit parlamentar të CSU: Domosdoshmëri përqëndrimi te 'Procesi i Berlinit' për të ardhmen europiane të vendeve të rajonit

E mërkurë, 05 June 2024 18:57
 
 
 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me kryetarin e grupit parlamentar të Unionit Kristian-Social (CSU), z.Alexander Dobrindt.

Lajmin e bën të ditur vetë Meta përmes një postimi në rrjetin social FB, ku thotë se i ka prezantuar 5 priorotetet e PL kundër shpopullimit të Shqipërisë, kreut të Unionit Kristian-Social, Dobrindt. 

 

Presidenti i PL ka theksuar gjithashtu se përqëndrimi te "Procesi i Berlinit" është jetik për të ardhmen e vendeve të rajonit të Ballkanit.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të takoja sot në Bundestag, Kryetarin e grupit parlamentar të Unionit Kristian-Social (CSU), z.Alexander Dobrindt.

Pata kënaqësinë ta njihja me 5 Prioritetet e Partisë të Lirisë për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe për përshpejtimin e integrimit europian.

Theksova domosdoshmërinë e forcimit të monitorimit më të rreptë të reformave dhe standardeve demokratike, të zgjedhjeve, të të drejtave të opozitës, të respektimit të të drejtave të njeriut e pakicave, të lirisë së medias dhe garantimit të llogaridhënies në çdo nivel.

Vetëm lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave të pista, si dhe një gjyqësor i pavarur do të sjellin më shumë investime gjermane dhe europiane në Shqipëri.

E domosdoshme të përqëndrohemi te "Procesi i Berlinit" për të ardhmen europiane të vendeve të rajonit.

Shpopullimi i Shqipërisë dhe ndryshimi demografik i përbërjes së popullsisë sot në vendet tona është një rrezik edhe për Bashkimin Europian në të ardhmen.

Ndaj investimi në kapitalin njerëzor dhe të rinjtë është vendimtar për të ndalur këtë fenomen.

Login to post comments