Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin, i del para makinës: Stop Guantanamos italiane

E mërkurë, 05 June 2024 18:59
 
 

Deputeti i opozitës Italiane, Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’ ka pasur një përplasje me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Ai i ka kërkuar llogari Melonit gjatë përplasjes në dalje të pikës së kontrollit në Shëngjin, ndërsa e ka akuzuar atë se po bën fushatë elektorale. 

 

‘Po bën fushatë elektorale, takime elektorale’ tha deputeti Maggi, ndërsa Meloni është mbrojtur nga rojet e saj dhe ka deklaruar se ‘do ti japë fjalën në parlament’.

Riccardo Magi: Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti.

 
 
Login to post comments