Opozita ka thirrur sot një protestë që do e zhvillojë para Parlamentit, në një kohë që do të nisë seanca plenare.
Protesta është njoftuar se do të nisë në orën 10:00, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë disa masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.Kjo protestë erdhi si reagim i konstatimit nga mediat ndërkombëtare se shteti shqiptar është një narkoshtet e që drejtohet nga një njeri që ka pritur ne zyrat e kryeministrisë mafiozë.
SEANCA PLENARE
Paralelisht me protestën jashtë, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend të ditës është mes të tjerash projektligji që i hap rrugën pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik të Poliçanit, ndërsa pritet të votohen dhe ngritja e dy komisioneve, ai për dezinformimin dhe kundër korrupsionit.
Kuvendi parashikon të diskutojë 13 pika në rendin e ditës, mes të cilave 5 janë projektligje.Më tej, sipas rendit të ditës, Kuvendi do të diskutojë një seri marrëveshjesh siç është dhe ajo e miqësisë me Ukrainën.