Partia Demokratike ka denoncuar të tjera abuzime të qeverisë Rama me tenderat miliona euroshe.
Zëdhënësja e Departamentit Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar se kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, i besoi dhëndrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme.
Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se Arian Turku është pronar i Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018 dhe iu është besuar procesi i rindërtimit me kontrata të majme.
“Pjerin Ndreu Kryetar i Bashkisë Lezhë i besoi dhëndrrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme. Eurocompany shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 Prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti”,”– shprehet Vangjeli.
Ajo theksoi se, sipas të dhënave të Spending Data, Eurocompany ka përfituar 1.7 milion euro vetëm nga Qershor 2021 deri Dhjetor 2022.
Kujtojmë që Arian Tuku (dhëndri i Arben Ndokës) u arrestua në Itali me urdhër të SPAK pasi akuzohet se tentoi të vriste dy persona
- Zëdhënësja e PD, Genta Vangjeli në denoncimin publik sot, tha:
“Arian Tuku i arrestur pas zbardhjes së bisedave në SKY EC mes bosëve të krimit dhe njerzve të tyre në pushtet dhe polici, është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim. Arian Turku është pronar i subjektit Eurocompany shpk krijuar në vitin 2018.
Pjerin Ndreu, kryetar i bashkisë së Lezhë i besoi dhëndrrit të kolegut socialist në Kuvend, procesin e rindërtimit me kontrata të majme. “Eurocompany” shpk ishte kontraktori i cili zbatoi kontratën nr. 23676/23, datë 19 prill 2021 me objekt: “Riforcim i njësive të banimit, pallatet e dëmtuara nga tërmeti”.
Sipas të dhënave të Spending Data, një burim serioz për të evidentuar lidhjet e pushtetit me korrupsionin, që ka mbetur pa financime pikërisht për të të pamundësuar nxjerrjen e të dhënave që vërtetojnë këto lidhje, “Eurocompany” përfitoi 1.7 milion euro vetëm nga qershori 2021 deri dhjetor 2022.
Qarku i klikës kriminale në pushtet mbyllet sipas formulës: Zhvat Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet dhe vidh zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë!
Kështu Pjerin Ndreu dhe Edi Rama sigurojnë mbajtjen e pushtetit dhe mandateve në vijim.
Pasi dekriminlizimi u largon Arben Ndokën, ai fut dhëndrrin në lojë nëpërmjet Pjerin Ndreut me lejen e Edi ramës në mënyrë që edhe pse kokat ndryshojnë, pushteti të vazhdojë.
Nuk thonë kot: të gjithë rilindësit e kuq një turi kanë!”, denoncon PD.